Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shkruar nga një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo përmes së cilave ai i ka njoftuar ata në lidhje me pozicionin e Qeverisë së re të Kosovës në raport me dialogun ndaj Serbisë dhe tarifës doganore.
“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve”, thuhet në letrën që Kurti i ka drejtuar presidentit Trump.
Më pas, Kurti i ka shkruar presidentit Trump edhe në lidhje me tarifën 100 për qind të vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, masë të cilën SHBA-ja ka kohë që kërkon të shfuqizohet, në mënyrë që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Duke filluar nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë”, thuhet në letrën e Kurtit.
“Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jotarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen”, theksohet në letrën e Kurtit.
Përmes letrës, Kurti shpreh gatishmërinë, që në emër të qeverisë së re të marrë sipër procesin e dialogut, duke u zotuar edhe për një koordinim më të mirë të palës kosovare.
“Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për ta çuar përpara këtë proces”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq, në letrën drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, kryeministri Kurti shkruan se qeveria nën drejtimin e tij është e vendosur në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Përveç kësaj, prioritetet kryesore të qeverisë sime do të jenë rritja ekonomike, zgjerimi i investimeve, dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Këto dy procese janë të ndërlidhura dhe ne e mirëpresim ndihmën tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për implementim të qeverisjes së mirë, sundim të ligjit dhe krijimin e mundësive për popullin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, ai e ka njoftuar edhe sekretarin Pompeo me hapat që ai dhe Qeveria e Kosovës synojnë të ndërmarrin deri në heqjen e plotë të tarifës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Masat hap pas hapi që i ka paralajmëruar kryeministri Kurti në lidhje me shfuqizimin e tarifës, janë kundërshtuar nga i dërguari i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell. Ai ka kërkuar që Qeveria Kurti t’i shfuqizojë në tërësi masat tarifore dhe të mundësojë vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Taksa 100 për qind u vendos në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Kjo taksë është vlerësuar si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka refuzuar që të kthehet në tavolinën e bisedimeve pa u hequr taksa.
SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet në Prishtinë që të heqin taksën, për t’i hapur rrugë rinisjes së dialogut.
Kurti me kujton Ramiz Alin ne 1990,qe leshimet i bente me pikatore deri sa ju shkermoqen te gjtha. O hiqe, o mbaje taksen, jo pak sot pak neser.
Interesant duket fakti që Kurti kërkon largimin e Hashim Thaçit nga drejtimi i bisedimeve me Sërbinë dhe zëvëndësimin e tij me vetë atë.
Këtë e mbështes në këtë pjesë të letrës, ku thotë :” Qeveria dhe unë si Kryeministër kemi mandatin kushtetues, ….për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik….”
Ky eshte trap fare
Albin or burre shteti!
Hiqe taksen dhe pastaj ketko ndihme nga Amerika. Akoma ti nuk e kupton se Amerika nuk punon sipas axhendes tende? Akoma ti nuk kupton se Amerika di me shume se ti? Akoma nuk kupton se Amerika ka shume resorse per ta detyruar Serbine nenshkrujae marreveshjen?
Ti po i ben planin e punes Trampit???!!! Ti, as me shume dhe as me pak po i spjegon Trampit qe ti nuk ben sic thot ai, por ai duhet te beje sic thua ti. A ke ndonjecike haber ti se kush eshte Trampi!!!!????Kjo eshte megjithmene fantazi e cmendur. e nje koqeje nga Ballkani, mendon Trampi. Ti or Albin mendon se je shtet! Ti mendon se je vertet shtet! Mire qe mendon se je i barabarte me Serbine, por po na del qe je dhe me larte se Amerika.
Ti or i shkrete, ne vend te kuptosh se ku fle lepuri dhe te bashkepunosh me Ameriken per interest e Kosoves, i tregon babait arrat!
Albin or trim i shtirur.
Me lejo te te them qe edhe une kuptoje me shume se ty. Une e kam te qarte se Serbi nuk do bisedime. Une e kam te qarte se edhe po arrite marreveshje me Vuciqin per njohje reciproke, populli i Serbise do e hedhi poshte ne referendum. Ketu or budalle fshihet lepuri. Mbas kesaj or budalle cekani i Amerikes do bieri mbi Serbine. Pikerisht ky referendum or idjot do e beje Ameriken te zbatoje teorine e “faktit te kryer” Ky or derdimen do shenoje dhe momentin qe Amerika do na fus ne OKB. Rreth kesaj pike vertitet politika Amerikane dhe ajo nuk punon sipas axhendes tende. Ti ose i kupton keto gjera dhe punon per te meiren e Kosoves, ose nuk i kupton dhe do e dhjesesh Kosoven. Ndoshta kete te fundit nuk do ta lere Amerika, dhe ti do shkarkohesh se shpejti nga parlamenti, por kjo eshte histori tjeter.
Ti or Albin nuk ke kohe qe te merresh me cikerimat “e lagu se lagu”, por te mendosh se cplan do zbatosh mbasi te heqesh taksen. Ti or tip i dyshimte duhet te kesh nje plan te qarte se cdo marresh dhe cje i gatshem te japesh. Praktikisht ti po i largohesh betejes dhe ne variantin me te keq je kethyer ne ushtar i Serbise. Ramushi, pesoi te njejten metamorfoze sepse eshte gpomar i lindur dhe Sala eshte dhelper serbe. Per ty koha do shkruaj. Te uroj qe zoti te jape mend dhe qartesi.
E ndigjova Kurtin ne kuvend para pak minutash,ky person eshte I lexuar,por nuk bene per kryeminister,diskutimi I tij ishte loje fjalesh,Ai me teper kujdeset qe te tregoj dituri se zgjidhje problemesh.Perfundimisht SKOLASTIK!
Eh mbre kosovar,akoma nuk po e kuptoni qe Albini eshte krric,akoma nuk eshte bere gomar qe te mbaj ngarkese.Largojeni nje sahate e me pare se po e demtoni shume Kosoven.A e ndigjuat se cfare tha sot kerrici ne parlament: “Edhe Trump kerkon reciprocitet me vendet e tjera”,pra ky hajvani po barazon vehten me Trump dhe Kosoven me Ameriken.Ptuuuuu……
Kosovaret jetojne ne te shkuaren. Historia u ka mesuar si perdoret arma. Politika, diplomacia dhe marreveshjet Jane ende te panjohura per ta.
Dhe çfarë do na dëgjojnë veshët akoma. A ore Konica ku je.
Po cfare mund ti shkruaje ky debil amerikes kur atje eshte kryetari i shtetit per bisedime dhe kur vete amerika i ka thene qarte qeverise se kurtit se kush eshte vendi i saj. Po si nuk po zene mend akoma shqiptaret, dhe sidomos udheheqesit tane. Perse more jemi kaq te trashe???
Problemi eshte se Amerika nuk do te mbarojne bisedimet,do qe per 50 vjet te kthehen ne Evropiane te ashtuquajturit Kosoveret myslimane te Turqise 500 vjecare.
Jo sic kane qene me pare Epirote apo te keen lidhje Identitare me Ilyret e lashte.
Kete e arriten me krijimin e nje Pashallek myslimane te ashtuquajture Albania ne dem te kombit Ilyro Epirote.
Te ashtuquajturit Shqipetare te nje State te krijuar ne 1913te nga Deputete dhe Governatore Turq si Ismail Beu,Frashellinjte tregon me se miri qellimet ogurzeze te Angloamerikaneve kunder Kombit tone para turk,ate Epirote.
Shqipetaret duhet te bejne pyetjen,pse Angloamerikanet nuk mbeshteten Luften Heroike te Arvanitasve,Epiroteve,Grekeve per clirimin e Kombit tone nga Milloshevici i Turqise Ataturku?
Ka te ashtu quanti re Shqipetare qe besojne se Kosova Martire eshte ndryshe nga Epirotet Martire dhe Dardanet Mertire.
Dhe ky besim bazohet se Angloamerikanet kane vetem interesa.
Kriminelet jane te denuar nga Zoti,si Milloshevici dhe Ataturku.
Per Angloamerikanet turqit ishin flori kunder Rusise,kunder Orthodhokseve te Ballkanit,qe “mire” apo keq ky ishte per fatin tone te keq Identiteti yne,emrat tona,kisha jone 1100vjecare para turke,bile edhe ne kohen e turqise.
Mos u bej tradhetore thote poeti
Se pastaj do te pendohi.