Ulet çmimi naftës, arrin në 45 dollarë për fuçi

7 Mars 2020, 17:52Ekonomia TEMA

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent shënoi një ulje tjetër të madhe duke rënë në 45 dollarë për fuçi, pasi vendet e OPEC-ut dhe vendet joanëtare të tij (OPEC+) nuk arritën të dakordohen për një marrëveshje të re për të bërë frenime më të mëdha në nivelet e tyre të prodhimit.

Standardi ndërkombëtar shënoi rënie në 45,29 dollarë për fuçi duke shënuar një humbje prej 9,4%.

Standardi amerikane West Texas Intermediate (WTI) arriti në të njëjtën kohë 41,77 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 9%.

Të dy standardet treguan disa fitime në orët në vijim, ndërsa Brent u ngjit në 46,11 dollarë për fuçi, kurse WTI u rrit në 42,30 dollarë për fuçi.

Grupi i quajtur si OPEC+ dështoi të premten për të arritur një marrëveshje për të bërë frenime shtesë në nivelet e tyre të prodhimit, në mënyrë që të zbuste ndikimin negativ të koronavirusit, i cili i ka shkaktuar probleme ekonomisë globale dhe kërkesë të ulët të naftës në të gjithë botën, duke krijuar kështu një rrezik për një rritje në gatishmërinë e furnizimit të naftës në treg këtë vit.

Përveç frenimit shtesë të prodhimit, mbetet e ende e panjohur nëse OPEC+ do të zgjasë frenimin e prodhimit të saj prej 1,7 milion fuçi në ditë përtej fundit të marsit 2020 dhe nëse Arabia Saudite do të vazhdojë frenimin e saj vullnetar prej 400 000 fuçi në ditë pas përfundimit të tremujorit të tretë.

Nëse të dy shkurtimet nuk tejkalohen, kjo mund të krijojë një furnizim shtesë të naftës prej 2,1 milionë fuçi në ditë nga tremujori i dytë i vitit 2020 e tutje dhe të vazhdojë të ruajë presionin në rënie të çmimit të naftës.

5 komente në “Ulet çmimi naftës, arrin në 45 dollarë për fuçi”

  1. naimi says:

    E keni gabim.Cmimi I naftes eshte sot 41.43 dollar per fuqi,pas uljes se fundit prej me teper se 9.4% ne bursen e Nju Jorkut

  2. KORÇARI says:

    Çmimi i fuçosë u ul ndjeshëm ,por çmimi i Benzinës dhe Naftës në Shqipëri VAZHDON TË JETË NË QIELL…. PËRSE ??????

  3. lilu says:

    O NAIM PUNA JOTE AFERIM,…. Perse merresh me budallallieqe se sa perqind u ul dhe nuk merresh me hajduterine Shqipetare qe ne bote cmimi ulet ketu ka vetem ngritje cmimi dhe cilesi skandaloze.

  4. shoku says:

    Shqiptaret nuk e ulin asnjehere e asgje, sidomos kur behet fjale per çmime.

  5. rexha 10 says:

    KURE TA ULE CMIMIN E NAFTES NE SHQIPRI ,SHQIPTARET DO TA PERDORIN SI VAJE ULLIRI PER TA GATUAR.
    AJO NAFTA NE SHQIPRI ,MIRE SE CMIMI NUKE I ULET KURRE ,PORE ESHTE E TERA BRUTO ,E PA RAFINERUAR.PERDORET SICE DELE NGA BALLSHI,APO PATOSI. KETE E KA NE DORE KONCESIONI ,DHE QEVERIJA QE TA ULIN CMIMIN , DHE PASTROJNE.
    GJEJA ME E MIRE ESHTE TI LINI MAKINAT NE SHTEPI DHE TE LEVIZNI NE KEMBE..SEPSE TRAFIKU ESHTE RENDUAR SE TEPERMI ,DHE AMBJENTI SIDOMOSE TIRANA E LALI ERIT ESHTE BERE SI MANHATAN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje