Presidenti i Bullgarise Rumen Radev, i ka akorduar, “Titulli i Nderit”, z.Selim Hoxhaj, “Konsull i Nderit” i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri.
Duke dorëzuar “Titullin e Nderit”, presidenti Radev, ka shprehur vlerësim të veçantë dhe konsideratë për z.Selim Hoxhaj. Zoti Radev tha se “Konsulli Hoxhaj gjatë këtyre viteve ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për intensifikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis popullit bullgar dhe shqiptar”.
Duke bërë një rezume të gjatë të eventeve të shumta që kanë patur indicjen e zotit Hoxhaj, ai ka përmëndur rolin e tij në prezantimin e figurave intelektuale bullgare, realizimin e disa dokumentarëve për bullgarinë dhe historinë e dy vendeve, organizimin e aktiviteteve kulturore, mbështetjen për bizneset bullgare, etj.
Në fjalën e tij, pas falenderimeve të rastit, z.Hoxhaj, tha ndër të tjera se ”ndihem i suprizuar dhe i emocionuar nga ky vlerësim i lartë dhe se do të punoj akoma më shumë për të mirën dhe afrimitetin e dy popujve tanë”.
Në urdhërin që shoqëron, vlerësimin e lartë “Titulli i Nderit”, firmosur nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Sh.T.Z. Rumen Radev, shkruhet: ”“Në lidhje me angaxhimin personal për zhvillimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Bullgare, bashkëpunimin për çeshtjet e komunitetit kombëtar bullgar në Republikën e Shqipërisë, urdhëroi ti ipet Z.Selim Hoxhaj, “Titulli i Nderit”. Datë 6 Mars 2020, Sofje-Bullgari”.
Radevi eshte thellesisht nje filorus.Bullgaria theu embargon qe BE i ka bere Rusise dhe lejoi kalimin e sistemeve raketore per ne Serbi.Te njejten gje e kishte bere me perpara Orbani i Hungarise.
Ja dhe nje tradhetar tjeter me finese.Te pakten muk shiti detin si Berisha e Rama, lol
Urime!
Urime. Te cmoj per pasionin me te cilen e kryen cdo detyre a objektiv qe i ve vetes.