Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka thënë se ai do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme, pasi vizitoi Italinë në fundjavë dhe do të ndjekë masat për vetizolim.
Sassoli, i cili është nga Firence, thotë se kjo është një situatë delikate për të gjithë, por koronavirusi nuk mund të bllokojë demokracinë, prandaj ai do vijojë të ushtrojë detyrat e tij si president i PE nga shtëpia e tij.
“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë.
Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si president nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm.
Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, tha Sassoli.