Ekonomia në karantinë, humbjet mund t’i kalojnë 25 mln euro në ditë

14 Mars 2020, 08:48Ekonomia TEMA

Bizneset shqiptare kishin të ardhura rreth 22 trilionë lekë (rreth 18 miliardë euro) për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Mesatarisht qarkullimi ditor i 107 mijë subjekteve, që veprojnë në vend, në fushën e tregtisë, të shërbimeve, transportit, industrisë, ndërtimit, energjisë, telekomunikacioneve e të tjerave është rreth 50 milionë euro. (44% e këtyre të ardhurave sigurohen nga aktivitetet e tregtisë me shumicë e pakicë, 12% nga ndërtimi, 8.5% nga shërbimet, rreth 3% nga akomodimi e shërbimet ushqimore etj).

Por, ekonomia ka hyrë në një territor të paeksploruar për shkak të paralizimit të pothuajse të gjitha aktiviteteve
në vend, me synim frenimin e përhapjes së koronavirusit, që nuk dihet sa do të zgjasë.

Shumë biznese janë mbyllur (sidomos bare e restorante), të tjerat po punojnë me kapacitete minimale, konsumatorët kanë frenuar konsumin, përveç blerjeve të domosdoshme. Ndërmarrjet eksportuese, pasi u goditën nga Italia (partneri ynë tregtar) tashmë kanë probleme me vazhdimin e prodhimit për shkak të mosardhjes në punë të punonjësve.

Pjesa më e madhe e bizneseve raportojnë rënie të aktivitetit me 70%, ose dhe mbyllje të përkohshme. Ndonëse është shumë shpejt të bëhet një bilanc, nëse marrim në konsideratë një reduktim prej 50% të aktivitetit ekonomik në vend, kjo do të sillte të ardhura të munguara prej të paktën 25 milionë eurosh në ditë, shkruan Monitor.

1 komente në “Ekonomia në karantinë, humbjet mund t’i kalojnë 25 mln euro në ditë”

  1. taso kume says:

    Jeni çmendur,sot ruhet njeriu ju beni llogarite per humje ne ekonomi,zere se u ngjall DULLA dhe do jetojme si me triska buk mistri e djathe e ulli per tre jave,apo mendoni per miljarderet atehere jeni palaço gazetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje