Edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjol del pozitive me COVID-19

15 Mars 2020, 12:33Bota TEMA

Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), njoftuan zyrtarët spanjollë.

Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por gjendja shëndetësore e  kryeministrit dhe Begonas ishte optimale.

Spanja të shtunën njoftoi se do të mbyllë gjithë vendin, pasi numri i rasteve të diagnostikuara tejkaloi shifrën 6 000.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi i njohur si COVID-19 është përhapur në rreth 150 vende dhe territore duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Një shumicë e madhe e të infektuarve shërohen nga kjo sëmundje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje