Koronavirusi ka alarmuar gjithë Evropën, teksa po përhapet me shpejtësi në të gjitha vendet.
Pasi gjunjëzoi Italinë, si një ndër vendet më të zhvilluara në botë, duke shënuar mbi 1440 viktima, virusi vdekjeprurës po përhapet edhe në vendet e tjera të BE, si Francë, Gjermani, etj.
Kjo ka alarmuar Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ka dhënë mesazhin e parë për qytetarët e saj, pasi janë shënuar deri më tani katër viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar.
Përmes një video-mesazhi, Kancelarja Merkel iu bën thirrje qytetarëve të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njëri-tjetrin.
“”Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën.
“Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më të rrezikuarit nga ky virus të mos kenë nevojë të shkojnë në spital, e të mos infektohen fare.“
Ajo shtoi:„”Gjithkush mund të nidhmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor.“