Kanë qasje të kundërt për koronavirusin: Pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?

15 Mars 2020, 08:46Bota TEMA

Kur ditën e enjte kryeministri britanik Boris Johnson, edhe pse konfirmoi që pandemia e koronavirusit do të kujtohet si kriza më e madhe shëndetësore e kësaj gjenerate”, nuk pranoi të shpallte gjendjen e  emergjencës dhe të mbyllte si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore në vend,  krijoi një habi madje dhe revoltë në opinionin publik lokal dhe ndërkombëtar.

Vendimi shtroi por edhe një pyetje që më shumë së të thuhet me zë të lartë, mendohet nda të gjithë: çfarë dinë britanikët që ne nuk dimë?

Vendimi i Johnsonit vjen nga një qasje ndryshe të këshilltarëve tëtij për shëndetin, e mbështetur edhe tek disa epidemiologë anglezë, që bazohet tek dy teori.

E para është ajo që mendon se piku në Britaninë e Madhe nuk do të shfaqet përpara 14 javëve, gjë që me masa shtrënguese do të nënkuptonte rreth 3 muaj izolim të popullsisë britanike. Diçka, sipas Downing Street, që nuk mund të realizohet fizikisht dhe që do të çonte në kolaps ekonominë britanike që ka pësuar goditje më parë edhe nga vendimi për largimin nga BE.

Teoria e dytë, tërësisht epidemiologjike, mendon se do të ishte gjë e mirë, në mungesë në periudhën afatshkurtër të një vaksine, që pjesë e mirë e popullsisë të imunizohej nga virusi, duke u infektuar nga ai, dhe duke zhvilluar natyrisht antikorpet e nevojshme.

Për këtë arsye disa evente masive nuk janë anuluar, madje as shkollat, duke qenë që sipas  disa mjekëve britanikë, “ nuk është e provuar që fëmijët të jenë super-shpërndarës të virusit”, siç thotë Clare Wenham, pedagoge e sigurisë shëndetësore globale në London School of Economics.

Kritikat janë të shumta. Një qasje e tillë, sipas mjekëve reanimatorë britanikë, do të çonte spitalet në një gjendje kolapsi nga sasia e pacientëve, veçanërisht atyre të një moshe të avancuar.

Një mundësi e parashikuar nga qeveria, ku vetë Johnson pohoi se familjet britanike duhet të përgatiten me vdekje të shumta. Një qasje pothuajse fataliste, qasja e  “qetësisë dhe ecjes përpara”, që shumë e kanë cilësuar një bast për qeverinë,  që po u humb mund të ketë pasoja të paparashikueshme për Londrën zyrtare.

7 komente në “Kanë qasje të kundërt për koronavirusin: Pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?”

  1. Kim été says:

    Oksigjeni është 100 % i pastër në Angli dhe Kanada.

  2. Nuk kemi bythe te gjykojme te tjeret says:

    Po mor po.
    Nje shqipetar po mundohet te gjykoje britaniket. Hajde pordhe e madhe hajde.
    Nje komb qe i ka dhene notes gjuhen dhe Kulturen e tij, nuk mind te gjykohet.
    Vetem tre kombe kane mundur te perhapin gjuhe dhe kulture e permasa pandemike – greket e lashte, romakët, dhe britanikët.
    Greket e sotem dhe italjanet jane vetem hija e paraardhesve te tyre. Ndersa perandoria britanike ka 1000 vjet qe jeton.
    Prandaj, si komb fitues ata nuk.mund te gjykohen, aq me pak nga ne, qe ne rastin me te pare jemi gati t’i bejme shurren Shqipërisë dhe te ikim nga syte kembet, per te gjetur gati gjithshka, atje ku nje komb tjeter e ka ndertuar demokracine me djerse dhe gjak.
    Ata qe dalin ne shesh dhe protestojne per llogari te Sali Berishes dhe Ilir Metes nuk meritojne te quhen as njerez, dhe Jo më te kene goje te flasin apo te gjykojne te tjeret. Ata vetem ham-ham mund te bejne.
    Duke patur 500 mije deri ne 600 mije kafshe te tills ne mes tone, ne nuk kemi goje te flasim per te tjeret, por duhet vetem tecshikojme si te bejme zap ushtrine kafsherore te Saliut dhe Metës, sepse nuk po na le tececim perpara, dhe te mos gjykojme kaloresin britanik se “I varen kembet kur rri ne kalë”.
    Ky virus ka ardhur dhe do iki. Nuk krahasohet dot me Lufterat Boterore te shekullit te kaluar, apo me pandemite e meparshme. Prandaj mos perhapni panik, behuni Pak trima dhe mos dhisni ne breke nga nje semundje, sepse mbas 200 vjetesh vetem do na kujtojnë neper libra. Nuk do jemi perjete mbi Tokë. Thirrini mendjes.

  3. A.K. says:

    Ai e di shume mire qe eshte nje ide mediatke per te pare se sa jane ne gjendje te kontrollojne boten.
    shifrat jane qesharake per te kaluar ne kete gjendje.cohuni beni jeten normale,se ai e do vdese do vdese dhe pa kovid leshin.

  4. Daku says:

    Ti vet nuk ke byth te gjykosh ter boten , per historin e anglis as qe na ha palla fare se nuk e ka njoft kerkush per noj histori brilante , e dyta , nuk ka per borxh bota qe harxhon miliarda qe te ri infektohet nga debilat anglez , mjaft na tregove histori ti qe me shum dashke anglin se baben tat dhe kalamojt e tuj , trap.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Te fala Saliut, or kungull.
      Prandaj marrin shqipetaret rruget dhe ikin nga Shqiperia, se eshte mbushur me trapa si ty. E dashke baben ti! Dhe kush? Ti qe e vret babën per nje meter gardh. Katunar. Kush dreqin ta bleu ate telefon me internet. Te lexojme edhe pordhet e tua tani.
      Sa per Angline, nuk m’u hap barku mua, por atyre 80 mije shqipetareve qe kane emigruar ne Angli. Se ti e ke vendin tek gjysherit e tu ne Afganistan.

  5. Daku says:

    Ti vet nuk ke byth te gjykosh ter boten , per historin e anglis as qe na ha palla fare ne te tjerve , se nuk e ka njoft kerkush per noj histori brilante historin e anglis , e dyta , nuk ka per borxh bota qe harxhon miliarda qe te ri infektohet nga debilat anglez , mjaft na tregove histori ti qe me shum dashke anglin se baben tat dhe kalamojt e tuj , trap.

  6. JETA ESHTE E SHENJTE says:

    Nga fjala e ketij kokekackavalli kuptojme qe duhet te vdesin personat nga 50 vjec e larte.Sipas analisteve te ekonomise Britanike eshte me leverdi te madhe ekonomike. PARAJA MBI TE GJITHA. KETE E PREDIKON DHE E KRIJON MASONERIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje