Nipi i Nelson Mandelës arrestohet pasi tentoi vrasjen e të birit me sëpatë

14 Mars 2020, 18:33Bota TEMA

Nipi i ish-ushëheqësit afrikano-jugor Nelson Mandela është arrestuar së fundmi teksa tentonte të vriste të birin gjatë një vërshimi me sëpatë në pronën e tij mbretërore.

I njohuri si Mbret Buyelekhaya Dalindyebo ishte liruar së fundmi nga akuzat se tentoi të hynte me forcë në pallatin mbretëror Thembu.

Mbreti Dalindyebo është lider i klanit tradicional afrikan AbaThembu, ku përfshihet dhe Mandela.

Ai ka sulmuar birin e tij Azenathi, i cili u emërua mbret i përkohshëm gjatë burgimit të të atit, kur u akuzua për sulm ndaj disa anëtarëve të klanit dhe zjarrvënie shtëpive të tyre.

Marrëdhënia e tyre ka qenë përherë e ndezur pasi Mbret Dalindyebo nuk pranon që i biri ta pasojë si lider.

Pas sulmit të të atit Azenathi raportohet se shpëtoi duke u hedhur nga dritarja ndërsa gruaja e tij u plagos dhe u dërgua në spital.
Në këtë fazë nuk është e qartë sesi akuzt e reja dotë ndikojnë nëlirinë e tij me kusht.

Në 2013, Dalindyebo denouncoi me bujë partinë Afrikane të Kongresit në pushtet se lideri i saj Jacob Zuma ishte i korruptuar dhe kishte shtrembëruar trashëgiminëe Mandelas.

1 komente në “Nipi i Nelson Mandelës arrestohet pasi tentoi vrasjen e të birit me sëpatë”

  1. lisi says:

    Koincidence edhe ne fushe kruje xhaxhai vret nipin
    po me nje ndryshim se ky ne shqiperi e vrau per nje rruge kalimi
    ndersa nipi mandeles se tentoi te hynte me force ne pallatin e tij
    sa ngjashmeri kemi ne me afrikanet kure vjen puna tek nervat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje