Koronavirusi: Ja si do të funksionojë pagesa e taksave dhe siguracioneve të makinave

15 Mars 2020, 13:41Ekonomia TEMA

Një qytetar i vetëkarantinuar familjarisht prej pesë ditësh, ngre pikëpyetje sa i takon pagesave të taksave dhe siguracioneve të automjeteve.

“A kemi penalizim nëse nuk i paguajme në kohë?”- pyet ai.

Nisur nga e gjitha kjo, Blendi Gonxhe, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tha për Top Channel se çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore, dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga DPSHTRR, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online, konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi.

“Pra askush të mos ketë stres as shqetësim për kamata a gjoba”, u shpreh Gonxhe.

3 komente në “Koronavirusi: Ja si do të funksionojë pagesa e taksave dhe siguracioneve të makinave”

  1. analisti says:

    Afatet prekluzive jane ligjore dhe as i pezullon dhe as i shtyn dot Blendi Gonxhe. Shteti duhet te shpalle gjendjen e emergjences kombetare ne kete menyre afatet dhe lirite themelore te te drejrave te njeriut kufizohen. Pse nuk shpallet gjendja e emerghenes? Se ne keto raste shteti duhet te demshperbleje cdo humbje.

  2. Student says:

    E pse duhet sogurim makina qe nuk qarkullon

  3. Edlira says:

    Te shpallet gjendje emergjence ne Shqiperi?!
    Ma dai…dammi la mano!!! ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje