“Qëndroni larg Perëndimit, lani duart!” Si koronavirusi ka ndryshuar ISIS-in

15 Mars 2020, 15:53Bota TEMA
“Qëndroni larg Perëndimit, lani duart!” Si koronavirusi ka

Shteti Islamik i trembet infektimit nga pandemia e koronavirusit dhe ka urdhëruar anëtarët e grupimit terrorist që të kenë kujdes me higjienën personale si edhe të mos udhëtojnë drejt Evropës.

Në një botim të grupimit, u është kërkuar terroristëve që në vend që të mendojnë për të kryer sulme në perëndimi, të qëndrojnë sa më larg nga territoret ku është përhapur virusi.

“Besoni te Zoti dhe kërkoni strehim tek ai në rast sëmundjeje. Por mbulojeni gojën kur e hapni apo kur teshtini. Lani duart shpesh!”, ishin disa nga këshillat ndaj anëtarëve shkruan Politico.eu.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Evropën si epiqendrën e koronavirusit, ndërsa në Kinë, falë masave të marra rreziku ka kaluar.

1 komente në ““Qëndroni larg Perëndimit, lani duart!” Si koronavirusi ka ndryshuar ISIS-in”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen, largohuni nga pèrendimi i degjeneruar. Vetem Lul Basha mund te bashkoje ballkanin myslyman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje