Rama: Edhe spitalet private në shërbim të shtetërorit, kush s'zbaton urdhrin 5 milionë lekë gjobë. Nëse nuk bindet vendoset forcërisht në dispozicion të publikut

15 Mars 2020, 10:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo se çfarë përmban akti normativ që hyn sot në fuqi në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19.

Në një shënim në bacebook Rama bën me dije se në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë si dhe në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor.

Gjithashtu Rama bëri me dije se kush abuzon me çmimet duke shfrytëzuar situatën e emergjencës nga COVID-19 do të gjobitet, e në rast përsëritje do t’i pezullohet veprimtaria me 6 muaj. 

“Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës ndër të tjera:

në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.

Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë.

Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.

Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj”, shkruan Rama.(TemA)

6 komente në “Rama: Edhe spitalet private në shërbim të shtetërorit, kush s’zbaton urdhrin 5 milionë lekë gjobë. Nëse nuk bindet vendoset forcërisht në dispozicion të publikut”

  1. Loni says:

    Per ekonomine cdo besh….do iki korona por shume do jenete varfer….subvensione qerash,pagese sigurimesh te pakte bisnesi vogel e te vetepunesuarit, profesionet e lira….we nuk shkojne ne pune ….e nuk paguhen…..

    1. Nje qytetar says:

      O Loni , kete pyetje duhet t’ja besh Saliut dhe Ilirit qe te nxjerrin miliardat e vjedhur nga pasuria e popullt ! Kurse Edi Rama do beje me te mire per Popullin sic beri me rastin e termetit.

  2. gingi says:

    Kur e gjitha te mbaroje, ta kujtojme te gjithe.
    Pra , ASNJE SPITAL PRIVAT , nuk ishte ofruar per kete tragjedi.
    Presin vendimet e qeverise, TURP! PESHKAQEN!! SEKUESTRIM DHE DENONCIM PER mosdhenie ndihme. e parashikon ligji.
    Turp atyre e turp ne.
    Liberistet dhe neoliberistet.
    Sherbimi PUBLIK. Arsimi PUBLIK. JANE PARESOR.

  3. Koli says:

    Eshte nje saktifice e madhe e zotit Rama ,
    I cili le lojrat me Zahon dhe rrok iohonin per te dergusr videoselfie popullit te tije qe mezi pret ushqimibn shpirteror nga Lideri suprem!
    Faleminderit nga zemra qe n’a tregove se si perdoret sapuni, se c’remdesi ka yoga ne luften kunder viruesit ,
    N’a mungon vetem nje estate disa hektare si joti per te arritur edhe ne ate stad te luftes kinder covid 19 ,
    Lavdi llapaqenit qe tall karin me parate e Shqipove( me fal, parata e gjakut- sipas Lindes).

  4. Ilir says:

    O zot, mbroje mbretin tone qe lufton cdo gjys ore me llape dhe futyre per mireqenien dhe shendetin e kombit, jepi nga ditet tona ketij gjeniu qe di c’do gje nga arti , mjekesia, arkeologjia, financa, politika e jashteme, rendi, psikologjia e femres, majaselli, byreku me spinaq, raketat,

  5. Shanio says:

    Prape ky kafsha mediatike?! Po ik o idiot se n’a semure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje