Çfarë do të bëhet me kampionatin? Reagon Armand Duka

16 Mars 2020, 19:16Sport TEMA

UEFA do të marrë nesër në orën 13:00 një vendim shumë të rëndësishëm lidhur me të gjitha aktivitetet futbollistike evropiane për klube dhe gjithashtu ekipet Kombëtare.

Një ditë përpara këtij vendimi, “Panorama Sport” ka kontaktuar direkt me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

I pyetur se çfarë do të bëjë FSHF-ja me kampionatin dhe a ka një plan B nëse situata zgjat më shumë nga sa është parashikuar, Duka la të hapur mundësinë e vazhdimit të javëve të mbetura në Superiore dhe kategoritë e tjera të futbollit shqiptar në muajin qershor.

“Duhet të ndjekim situatën hap pas hapi, por mendoj se kampionatin mund ta luajmë në qershor”, deklaroi shkurtimisht presidenti i FSHF-së.

Kujtojmë se në Superiore kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur, ndërsa Kupa e Shqipërisë nuk ka zhvilluar ende ndeshjet e para të turit çerekfinal.

2 komente në “Çfarë do të bëhet me kampionatin? Reagon Armand Duka”

  1. Edlira says:

    Po,po…shife me dylbi kampionatin ne qershor!!!
    Luani futboll me Play Station, qe te evitoni kontaktin trupor ne Kampionat?

    Kur vjen fjala per para “shisni nene e babe” e jo me shendetin dhe jeten e njerezve! Maskarenj ?

  2. Realisti says:

    Ishalla te ze ty korona se te tjerat i rregullojme me pas o hajdut i qelbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje