Edhe Turqia në "alarm", rritet numri i rasteve me koronavirus

16 Mars 2020, 09:12Bota TEMA

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me koronavirusin e ri (Covid-19) deri më tani në Turqi është rritur në 18, transmeton Anadolu Agency.

Ai informoi në lidhje me Covid-19 në vendin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Deri më tani kemi 18 raste të konfirmuara”, u shpreh ministri.

Koca më tej tha se nga rastet e identifikuara 7 janë nga Evropa ndërsa 3 nga SHBA-të.

“Çdo rast i konfirmuar, çdo izolim është siguri për të gjithë ne”, tha Koca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje