Aplikacioni i mediave sociale kineze WeChat dhe aplikacioni i transmetimit të drejtpërdrejtë YY kanë censuruar fjalë kyçe që lidhen me koronavirusin që nga 31 dhjetori.
Sipas një studimi nga Citizen Lab, një organ hulumtues nga Universiteti i Torontos, mjekët u përpoqën të informojnë njerëzit për koronavirusin përmes mediave sociale. Sidoqoftë, Citizen Lab zbuloi se fjalët kyçe të përkthyera si “Wuhan peumonia e panjohur” dhe “Tregu i Ushqimeve të detit” ishin censuruar në YY.
Censurimi nga YY bëhet nga ana e klientit, çka do të thotë se disa fjalë kyçe janë censuruar nga pajisja dhe azhurnohen me kalimin e kohës si çdo azhurnim tjetër i aplikacionit. Citizen Lab i ka ndjekur këto zhvillime që nga viti 2015. Sidoqoftë, WeChat censuron nga serverët e saj bazuar në një kombinim fjalësh kyçe.
Për të konfirmuar që informacionet po censuroheshin, Citizen Lab vendosi biseda për biseda në grupe të shkruara bazuar në titujt e artikujve dhe tekstin, dhe më pas i dërgoi në llogaritë WeChat në Kanada dhe Kinë. Në teste, mesazhet me fjalët kyçe “Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve” dhe “koronavirus” u dërguan në llogarinë kanadeze WeChat, por kjo nuk ndodhi me llogarinë kineze.
Citizen Lab thotë se numri i fjalëve që janë censuruar po rritet gjithashtu; 132 kombinime të fjalëve që lidhen me COVID-19 u censuruan në janar, që u rritën në 516 deri në shkurt. Në YY, kishte 45 fjalë kyçe të censuruara në lidhje me koronavirus — 40 në kinezishte të thjeshtuar dhe pesë në kineze tradicionale – por pesë prej tyre u hoqën më 10 shkurt.
Pse censurohet?
“Direktivat e dala dhe kërkimet e mëparshme tregojnë se kompanitë kineze të mediave sociale kanë presion më të madh nga qeveria për ngjarje kritike ose të ndjeshme. Ndërsa nuk dihet se cilat direktiva specifike mbi COVID-19 mund të jenë dërguar nga qeveria në kompanitë e mediave sociale, hulumtimi ynë sugjeron që kompanitë morën udhëzime zyrtare se si ta trajtojnë atë qysh në dhjetor 2019 kur përhapja e sëmundjes u bë për herë të parë publike”.
Ky nuk është i vetmi rast kur Kina ka censuruar përmbajtje në lidhje me koronavirus. Plagua Inc., loja popullore banuzar në një skenar pandemie, u hoq nga dyqani iOS App Kinë, sepse “përfshin përmbajtje që janë të paligjshme në Kinë siç përcaktohet nga Administrata Cyberspace e Kinës”.