Shifrat e të vdekurve kanë gjunjëzuar edhe oponencën e studiuesit të njohur italian, Vittorio Sgarbi.
Në një videomesazh të shpërndarë dje, deputeti në fjalë ka kërkuar ndjesë për pozicionin mohues që ka marrë gjatë këtyre ditëve, por ëstë mbrojtur duke sjellë si argument qëndrimet e kreut të pavionit të epidemiologjisë në Genova, Bassetti.
Sgarbi e shpërndan videon e këtij mjeku duke thënë se ai e ka infektuar me mesazhet e veta.
Në fakt Bassetti ka bërë deklarime të kundërta me ato të mjekëve të tjerë, ndërkohë që të dhënat zyrtare kanë vënë në alarm Italinë.
Aktualisht në Itali kanë vdekur 1809 persona në rreth 20 mijë të infektuar dhe ritmi duket i pandalshëm.
Do të duhen ditë për të parë efektet e karantinës për një virus që ka periudhë jo të vogël inkubatore.
Trap! Perforcova mendimin per ty qe je nje super trap. Tani e pranove vet me gojen tende. i papergjegjshem.