Australia me masa të reja kundër koronavirusit

18 Mars 2020, 09:53Bota TEMA

Australia i ndaloi tubimet “jothelbësore” të më shumë se 100 njerëzve, në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi për masat e reja të mërkurën.

Por, ai tha se shkollat, transporti publik dhe sheshet publike do të mbeten të hapura.

Australia ka mbi 450 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa pesë pacientë atje kanë humbur jetën.

“Ne nuk e kemi parë këtë lloj gjëje në Australi që nga fundi i Luftës së Parë Botërore. Por, do t’ia dalim së bashku”, tha Morrison, duke i bërë thirrje publikut të mbetet i qetë.

Morrison po ashtu kërkoi nga australianët që të mos udhëtojnë jashtë vendit.

Është hera e parë që autoritetet japin një këshillë të tillë në historinë e Australisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje