Koronavirusi i pamëshirshëm me Italinë, ja kalon edhe Kinës për numrin e vdekjeve: 427 viktima vetëm në 24 orët e fundit

19 Mars 2020, 18:28Bota TEMA

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 3405, që do të thotë janë 427 viktima në 24 orët e fundit.

Kjo e bën Italinë shtetin me më shumë viktima për shkak të Koronavirusit, pasi vendi me popullsinë më të madhe në botë ka 3245 viktima deri më tani.

Rastet janë shtuar me 4480 duke e çuar në rreth 33190 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 415 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4440.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 9818.

2498 janë në gjendje kritike në Itali.

1 komente në “Koronavirusi i pamëshirshëm me Italinë, ja kalon edhe Kinës për numrin e vdekjeve: 427 viktima vetëm në 24 orët e fundit”

  1. drini says:

    Po te kesh parasysh edhe numrin e te infektuarve 82000 ne Kine 3200 te vdekur dhe 30000 te prekur ne Itali mbi 3000 vete del se Italia eshte nje katastrofe ne cdo drejtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje