Koronavirusi, Rama përgjysmon pagat e deputetëve dhe ministrave: Kemi një plan 'A' për të dobëtit 'B' dhe 'C', uroj mos shkojmë te 'D'-ja

19 Mars 2020, 19:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e së enjtes se askush nuk e di se kur do të çlirohemi nga “makthi” i koronavirusit.

“Ka edhe disa allasoj që thonë ja Trump, Merkel dhe të tjerët hapën thasët. Po unë që duhet ti dëgjoj të gjithë duke lundruar me sy në komentet tuaja që  më mbyllen në 3 apo 4 të mëngjesit. 

Unë jam sot këtu, që kjo luftë e ktheu popullin në një familje. 

Jo unë, por askush në botë, nuk e dimë se deri kur vazhdon kjo luftë prandaj edhe plani ynë do të jetë,

 A me një rezervë B dhe një C dhe nëse armiku nuk do të largohet për 6 muaj do të vijmë te një plan D, Zoti e di se cfarë forme ka një plan D. Askush nuk e ka një plan të shkruar. 

Të gjithë besojnë se kjo cudi do të zgjasë 3 muaj. Me të dalë ku të dalë nuk dalim nga shtëpia nesër dhe të biem në një gropë të hapur që të mos dalim as për tre vjet. 

Plani që do të zbatojmë nuk është ecje qorrazi. Plani unë është nga poshtë lart me kategori dhe shtresat, për më të dobëtit.

Unë në fakt doja që në planin A të hiqnim diçka nga vetja.

 Por më bindën se ku mund të ishte si mesazh i gabuar. 

Nuk do prekim asnjë pagë tjetër përveç deputetëve dhe anëtarë të këshillit të ministrave. 

Nuk e prekim as pagën e Presidentit, i cili po bën sa mund për të ndihmuar“, tha Rama. 

1 komente në “Koronavirusi, Rama përgjysmon pagat e deputetëve dhe ministrave: Kemi një plan ‘A’ për të dobëtit ‘B’ dhe ‘C’, uroj mos shkojmë te ‘D’-ja”

  1. Loni says:

    Ylli Bufi 1991….njesoj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje