COVID 19: Bota e ka gjetur ilaçin që 50 vite më parë, mund të prodhohet edhe në Shqipëri

20 Mars 2020, 09:35Sociale TEMA

Ndërkohë që i gjithë globi ndodhet në “luftë kundër kohës” për të zbuluar një vaksinë që mund të frenojë pandeminë e koronavirusit, një ilaçi i zbuluar rreth gjysmë shekulli më parë duket i vetmi që mund të na “shpëtojë”. Dhe lajmi i mirë është se ka një kosto të papërfillshme.

Hidroksilklorina, medikamenti i përdorur kundër malarias mund të ndihmojë gjithashtu në kurimin e COVID-19 – veçanërisht kur kombinohet me një antibiotik, Hidroksilklorina Hidroksilklorina, medikamenti i përdorur kundër malarias mund të ndihmojë gjithashtu në kurimin e COVID-19 – veçanërisht kur kombinohet me një antibiotik,

Shkecëtarët amerikanë dhe franceze mësohet se e kanë testuar prej më shumë se dy javësh, tek dhjetëra të infektuar me COVID-19 dhe rezultatet kanë qënë shumë premtuese.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se  të gjithë të prekurit me koronavirus në vendin e tij do të trajtoheshin me hidroksilklorinë. Po ashtu ai ka premtuar se SHBA do të punojë për zbulimin e vaksinave dhe trajtimeve kundër koronavirusit “sa më shpejt të jetë e  mundur” .

Trump tha se hidroksilklorina, një ilaç i vjetër dhe i lirë që përdoret për trajtimin e malaries, do të vihet në dispozicion pothuajse menjëherë për të trajtuar koronavirusin. Studimet laboratorike kanë sugjeruar që ilaçi mund ta ndalojë Covid-19 të mbrojë qelizat njerëzore.

Presidenti gjithashtu tha që Administrata Amerikane e Medikamenteve (FDA) kishte aprovuar”përdorimin e këtij medikamenti.

Gazeta Si mëson se ky medikament ka një kosto shumë të lirë për t’u prodhuar edhe nga kompanitë shqiptare. Ai ka ndaluar së prodhuari vitë më parë dhe mësohet se është edhe më efektiv  i shoqëruar me amoksicilinë.

Hidroksilklorina përdoret gjithashtu për trajtimin e artritit dhe sëmundjeve të tjera dhe pas testeve laboratorike, ka rezultuar të jetë efektive në vrasjen e virusit vdekjeprurës. Ky medikament u testua nga Akademia e Shkencave në Wuhan, qytetin ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi.

Përvec, SHBA-së, edhe mjekët francezë kanë përfunduar një provë klinike të suksesshme duke përdorur ilaçin, të miratuar për përdorim në SHBA në 1955, për të trajtuar pacientët e konfirmuar COVID-19.

Një total prej 36 pacientësh në Francë morën pjesë në studimin e udhëhequr nga Didier Raoult, një ekspert i sëmundjeve infektive në Marsejë. Studiuesit zbuluan se 50 për qind e njerëzve u shëruan dhe rezultuan nga pozitiv në negativ tre diitë pas trajtimit.

Në ditën gjashtë, kjo shifër ishte 70 për qind. Nga 20 pacientë të testuar, gjashtë që u trajtuan me antibiotikë treguan rezultate mbresëlënëse.

Ndërkohë, studiuesit zbuluan se një pilulë që përmbante dy viruse HIV të përdorura një trajtim i mundshëm për COVID-19 nuk ishte efektiv.

Mjekët dhe shkencëtarët po punojnë për të gjetur një trajtim efektiv për koronavirusin, duke testuar jo vetëm virusin HIV por edhe ilaçin kundër Ebolas, e cila ka rezultuar më efektive dhe po përdoret në Italia.

Testimi i parë klinik për vaksinat filloi të hënën në Seattle, por rezultatet do të duan javë. Megjithatë, në pritje të vaksinës, kreu i Shtëpisë së Bardhë urdhëron përdorimin e hidroksilklorinës.

Nuk dihet ende nëse hidroksilklorina do të përdoret nga vendet e tjera europiane përvec Francës, por ekspertë e cilësojnë si zgjidhjen më të mirë tani për tani, kundër koronavirusit, e cili ka shkaktuar krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. (SI)

12 komente në “COVID 19: Bota e ka gjetur ilaçin që 50 vite më parë, mund të prodhohet edhe në Shqipëri”

  1. eh mer bote nastradinash
    pirdhi sa me shume medieve

  2. Duce says:

    Perkthim i varfer, “gazetare” plepash

  3. edmond says:

    Ne Shqiperi do te prodhohet ne Sharrë ose Tufinë!

  4. 1 ) Ne cilin krah ben pjes Politika & Medicina ,

    ne anen e Vdekjes ,

    te menaxhimit te vdekjes se popujve ,

    apo te Jetes Njerezore qe me forc predikojn ?

    2 ) Eshte kjo Legal sot ?

    Flm Efendinj (se Zoterinj s’Exzistojne me ne kte Bote ) ?

  5. Adriatik says:

    Ku e keni etiken ju, o gazetar me patente te blere ? Ku gjeni guximin te publikoni nje artikull genjeshter nga filimi ne fund ?
    Ju merrni ne qafe masen qe ju ve veshin. Turp, turp, turp te keni.

    1. Jon says:

      Sot FDA ne usa aprovoi perdorimin e nje ilaci te tille ne mase. Keshtu qe o Adriatik Kripa mos ha mut kot

  6. Lipe Shtogu says:

    Dhëntë Zoti të bëjë mirë për aq sa mund të bëjë! Dhe po ashtu zoti u dhëntë jetë e shëndet të gjithë atyre që po luftojnë për të shpëtuar jetë.
    Sa për ju komentues të mësipërm, nisur nga ato që shkruani, njeriu normal e ka të vështirë të marë vesh gjëndjen tuaj shpirtërore.

  7. Popullore says:

    Nuk eshte cudi

  8. Na myten says:

    Do ta prodhoje Tom Doshi

  9. ARTAN GOLEMI says:

    E KANE ILACIN,POR DO E PERDORIN KU T”JU DALIN LLOGARITE.
    MALLKUAR QOFSHIN ATO QE SUNDOJNE BOTEN.

  10. Pop says:

    Ilaci quhet hydroksilklorokuin(hydroxychloroquine). gjithsesi artikull shume informativ. gje shume e mire qe ky ilac prodhohet edhe ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje