Nga Dr.Gentian Kaloshi
Nderkohe qe jemi ne kulmin e pandemise se krijuar nga Coronavirusi i ri SARS-Cov-2 (njohur si Covid -19), e tere popullata perfshi edhe personelin shendetesor eshte “e etur” per cdo informacion te mundshem qe do te ndikoje ne jeten e tyre dhe te te afermve te tyre.
Tashme, fale edhe ndihmes se medias audio-vizive dhe rrjeteve sociale, pothuaj te gjithe jemi sensibilizuar se cilet shtresa te populates jane me te riskuara ne menyre fatale nga ky infeksion i ri viral ; te gjithe e dime se shumica e rasteve fatale jane nga mosha e trete dhe nga pacientet me semundje kronike.
Kjo situate e krijuar eshte nje ankth i madh per secilin nga anetaret e shoqerise sone, nje “lufte me armik te padukshem” per secilen qeveri sot ne bote dhe nje “sfide” e madhe per personelin shendetesor. Keta te fundit, une dhe tere koleget e mi, duhet te perkujdesimi ne menyre te vazhdueshme per pacientet me semundjet e zakonshme dhe per ata te infektuar nga Covid 19.
Gjate tere ketyre diteve, duke qene nen “trysnine” e madhe te lajmeve mbi impaktin ekonomik qe do te kete kjo pandemi, pa shume veshtiresi dalloj qe ne kete hapesire mungon shqetesimi mbi pacientet tane qe ne keto kohe jane duke luftuar edhe me nje “armik” tjeter, semundjen e tyre jo-coronavirusale. Dhe, si avokat I pacienteve te mi, rol qe buron nga betimi mijeravjecar I Hipokratit, dhe i nxitur edhe nga shqetesimet e pacienteve te mi, une do te doja te beja publike disa nga pyetje- pergjigjet me te shpeshta qe une kam patur, duke shpresuar qe keto mund te sjellin zerin e tyre, por edhe mendimin e mjekeve specialiste pergjegjes.
1.A konsiderohen pacientet qe jane ne trajtim me kimioterapi e radioterapi si “me risk te shtuar”?
Pacientet e prekur nga tumore te cilet perdorin kimioterapi e radioterapi dhe pacientet me semundje kronike qe perdorin terapi afat-gjate me ilacet e quajtura “kortizon” eshte nje grup heterogjen pacientesh qe bejne pjese ne grupin e semundjeve kronike. Secili prej ketyre tipeve te trajtimit mund, te induktojne nje renie te imunitetit duke i kthyer keta paciente ne individe “te pambrojtur” kundrejt ketij « armiku te padukshem». E theksoj mund sepse nuk eshte e sigurte dhe se cdo pacient paraqet nje rast te vecante.
Pas infeksionit me coronavirus apo edhe cdo virus tjeter, do te duhet nje mbrojtje imunitare efikase per ta luftuar virusin. Ne kushtet kur keta paciente nuk kane nje imunitet te forte, infeksioni mund te shkaktoje me shume deme dhe te qendroje me gjate. Ne fakt, ne studimet e publikuara deri me tani (Fei Zhou et al.), keto semundje nuk ishin midis semundjeve me te shpeshta, ku do te permendnim hipertensioni arterial, diabeti, semundjetkronike te mushkerive. Megjithate, ekziston nje lidhje e njohur midis gjendjes se imunitetit dhe mundesise qe nje semundje infektive te jape komplikacione te rendesishme.
2.A duhet te vazhdojme trajtimet e mesiperme, «kimioterapi apo imunoterapi» «hormonoterapi » « kortizon»?
Per kete pyetje asnje pergjigje e vetme nuk mjafton. Eshte shume e veshtire te gjykosh « a priori » qe X-trajtim eshte i demshem dhe Y-trajtim eshte i pademshem. Kriteret qe duken te rendesishme perpara marrjes se nje vendimi Pro vs Kunder, jane statusi i semundjes baze dhe tipi e kohezgjatja e trajtimit te propozuar. P.sh, shumica e trajtimeve me kimioterapi nuk perbejne rrezik real per problem infeksioze; megjithate, ndoshta, ne raste kur semundja baze eshte e stabilizuar mund te realizohet nje zgjatje e intervalit apo shtyrje te kimioterapive ose edhe nje doze me e reduktuar.
Persa i perket trajtimit me kortizon, edhe pse ky medikament ka efekt ne renien e imunitetit, kjo nuk ndodh nese trajtimi behet per nje kohe te shkurter. Nese ka individe qe trajtohen me kortizonike per nje kohe te gjate, per me shume se disa muaj, ne nuk mund ta nderpresim kete mjekim aq te rendesishem per ta, por duhet te vleresohet rast pas rasti bilanci perfitim-risk i vazhdimit apo nderprerjes se medikamentit.
Vini re : Deri me sot, nuk ka asnje argument shkencor per te vendosur nderprerjen e ketyre trajtimeve.
Ne mbyllje te ketij komunikimi virtual me ju, une i bej thirrje te gjithe pacienteve dhe sidomos familjareve te tyre qe:
– Te zbatoni me vullnet dhe perpikmeri te gjitha rregullat dhe masat e publikuara per tere popullaten ne teresi si: larja e duarve, mbajtja e maskave (sidomos per pacientet) dhe vete-distacimi shoqeror duke evituar kontaktet e aferta dhe te panevojshme.
– Kufizoni vizitat ne spitale apo daljet vetem ne rastet e domosdoshme.
– Te jeni shume me teper vigjilente per cdo rritje sado te paket te temperatures, apo te etheve., dhe mos hezitoni te kontaktoni me mjeket e familjes dhe me ne ;
– Ashtu si edhe ju, kjo pandemi ka ndryshuar jeten e perditshme te mjekeve dhe infermiereve; edhe ne jemi te angazhuar per te nderprere zinxhirin e transmetimit te ketij virusi ne pacientet tane dhe natyrisht edhe ne te afermit tane ; Per kete arsye ju lutemi te evitoni kontaktet e mundshme sidomos me personat potencialisht te dyshuar
– Si kudo ne bote, mjeket dhe infermieret jane te angazhuar per te ndihmuar edhe koleget e tyre ne « frontin e pare te kesaj lufte » ; per kete arsye, ju duhet te kuptoni se mund te na duhet qe te funksionojme edhe me personel te reduktuar. Megjithate, une ju siguroj se ne do jemi te gatshem per t’ju ndihmuar me cdo informacion apo trajtim te nevojshem.
Sot, me shume se cdo here tjeter, cdokush duhet te kete kompasion per te tjeret ndihet pergjegjes per shendetin e tij dhe te tjereve qe e rrethojne.
Sot, me shume se kurre, secili prej nesh ka mundesine te tregoje dashurine per familjen dhe te afermit e tij.
Respekte per sakrificen, perkushtimin dhe punen e palodhur Dr. Genti. Jam e bindur se do t,is dilni.
Si përherë me tepër se i rëndësishme Dr. Genti