Covid-19 në Shqipëri, mjeku Pipero: Është një “qetësi” që nuk zgjat shumë, piku pas 29 marsit

19 Mars 2020, 19:39Sociale TEMA

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se është ende herët për të bërë një parashikim të saktë të ecurisë së Covid-19 në Shqipëri. Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Pipero tha se pavarësisht numrit relativisht të ulët të numrit të të infektuarve ditë pas dite, nuk ka vend për optimizëm, pasi përhapja e virusit është ende në fillimet e saj. Sipas Piperos, piku i të infektuarve pritet të arrihet diku nga fundi i javës së tretë ose fillimi i javës së katërt.

Jemi ende në fillim. Është java e parë, është herët për një parashikim të saktë. Nuk besoj se ka vend për optimizëm. Është një ecuri normale brenda anormalitetit. Përvoja e vendeve të tjera ka dëshmuar se në javët e para, numri është i vogël, pastaj nga fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt vjen piku. 

Është e vështirë të bëjmë parashikime. Ne jemi në situatë qetësie të rreme të epidemisë. Askush nuk mund të parashikojë shifrat. Kjo duket një heshtje që nuk do të zgjasë shumë. Fundi i javës së tretë dhe fillimi i javës së katërt do të jetë ai bumi tipik i epidemive”, tha ai.

Pipero tha se për frenimin e përhapjes së epidemisë është i domosdoshëm zbatimi i masave kufizuese që janë marrë deri tani.

“Epidemia ka sjellje të ndryshme. Aty ku është gabuar më shumë, ka pasur më shuëm raste. Le të marrim Italinë, ku qytetarët nuk zbatuan rregullat dhe mjekët nuk konsideruan personat me simptoma të ngjashme me gripin. Atje ku është gabuar, kostoja ka qenë e madhe, atje ku qytetarët nuk kanë qenë bashkëpunues, kostoja ka qenë akoma më e madhe”, tha ai.

Sa u takon kapaciteteve që Shqipëria ka për përballimin e situatave të tilla, Pipero tha se asnjë sistem shëndetësor nuk ka kapacitete për situata të tillë. Ai shtoi se në vendin tonë janë marrë masa dhe po merren të tjera për t’u përballur me një situatë të tillë.

Ne kemi pasur para fillimit të epidemisë 5 respiratorë, tani kemi 35. Qeveria po merr masat maksimale që kapacitetet të jenë optimale”, tha ai.

Lidhur me kontrollet në pikat e kalimit kufitar, Pipero tha se nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qytetarëve.

Kjo është një pandemi. Të gjitha shtetet janë të detyruara të përshtasin udhëzimet e OBSH-së. Secili nga ne mund të ketë opinionet e veta. Në fund të fundit jemi të detyruar të respektojmë udhëzimet. Masat e marra kanë qenë adekuate, por unë si mjek nuk kam pritur kurrë që rastet të zbulohen në pikat e kalimit kufitar. Indikatori i vetëm klinik që kemi në dispozicion është temperatura. Kjo nuk ndodh në të gjitha rastet. Koha më e mirë për analiza është pas epidemisë”, tha ai.

Mjeku infeksionit tha se më i rëndësishëm se testimet është gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

Ka udhëzime të OBSH që duhen respektuar. Unë si specialist i shp ne nuk duhet të bëjmë despistim. Kjo nuk na vlen. Ne duhet të gjurmojmë rastet e kontakttit. Këtu duhet kërkuar i sëmuri për t’u izoluar, sepse ndërpresim zinxhirin epidemiologjik. Në dijeninë time ka teste. Por nuk ka vlerë. Duhet të ndërpesim zinxhirin epidemiologjik”, tha ai.

Pipero tha se nuk duhet mbajtur shpresë te medikamete apo vaksina, pasi të tilla nuk ka ende dhe nuk pritet të ketë efektive për një periudhë të paktën 12 muaj.

Këtë vit nuk po themi asnjë sekret, të gjithë qytetarët ta marrin në konsideratë që është e pamundur që të dalë një mjekim apo një vaksinë. Këtë vit, medikament dhe vaksinë janë qytetarët e bindur. Një medikament do kohën e tij të certifikohet. Është e vështirë të kemi një medikament apo një vaksinë. Kemi një zgjidhje tjetër: këshillat dhe masat e znbatuaeshme. Protokollet që kmei në zbatim janë të mundshme për t’u aplikuar”, tha ai.

11 komente në “Covid-19 në Shqipëri, mjeku Pipero: Është një “qetësi” që nuk zgjat shumë, piku pas 29 marsit”

  1. Alb says:

    O koqe vendet e tjera kan popullsi 50 milion aktivitet me te lart shoqeror dhe punesim me te lart gje qe e ben virusin te shperthej se ju jeni mos u beni si analist duhet ta dini se pas dites se 17 nese nuk ka raste ath jemi mir se kufinjt u mbyllen gjat ketyre 17 diteve kush eshte infektuar e ka kaluar keshtu mos krahaso shqiperin me vendet e tjera fshatar skrapari.

  2. Santa Quaranta says:

    Ky eshte violine e pare e Ilir Metes!! Kokrra e mashtruesit qe nuk e kuptoj se kush e risolli ne ekrane??!!

  3. Elton says:

    Uaaaa. Sa i zgjuar je or Alb . Rrezik edhe oraret e ndalimit te qarkullimit nuk i zbaton . Se sa di ti duket qe nga hapja e komentit e deri ne mbyllje . Ai eshte mjek specialist kurse ti je mendjelli qe shet mend nga tastiera e pc ose cel . Te rrofte koka me gjithe vesh – themi ne nga vlora

  4. Mero says:

    Ky eshte nje koqe kandari qe flet si gjitholog dhe eshte fatkeqesi qe shqiperia dhe shqiptaret e konsiserojne kete sharlatan si shpetimtarin e situates. Ky vetem llomotit si papagall ato qe thone te huajt.

  5. Zeqo Bardhi says:

    O topee Virusi ariti ne Usa dhe ti thua ,akoma fillimi o koqe ? Fillimi eshte per ju se tani e zbuluat

  6. sami says:

    Une nuk di te kete mbiemer Pipero ne Shqiperi. Nga piperi e ka bere pipero te duket si italian.Ky koqja nuk mer vesh nga infeksionet dhe imunologjia. Katundar hesapi.

  7. vjola says:

    Tjetri eshte ne vije te pare te luftes ti e ofendon . Ti alb di te besh ndonje gje ne jete ? Edhe te rrini te hani e te flini , nuk ju durohet pa llapur . Budallaai ska brire thote populli . Nje urim nga zemra per mjeket tane te pa lodhur .

  8. Tonny says:

    E shoh kete njeri sa nga nje studio ne tjeter. Nderron kemish dhe kollaro dhe te njejtat muhabete ka 2.jave lart e poshte. Pyetja ime eshte pse rri zgjuar deri ne 23:30 ky njeri neper studio kur te neserme duhet te iki ne krye te detyres. Apo kur del te.news24 paradite dhe jep mend kur supozohet te ishte ne spital! Jemi pandemi apo jo? Cfare mesazhi u jep kolegeve te vet ky, qe perballen me virusin ne spital?Cfare ben ajo ministria kur sheh te parin medek te semundjeve infektive ne cdo studio por, jo ne spital duke u perball me armikun e padukshem sic po bejne heronjte e heshtur mjeket dhe infermjeret.

  9. Kruja says:

    Kur thote se duhen gjurmuar lidhjet per te keputur zinxhirin infektues ky ka te drejte. Por si mund te gjurmosh vatrat e infeksionit nese nuk ben testime?! Testimet jane shume shume te rendesishme sepse prej tyre gjurmohet perhapja, analizohet personi i infektuar se prej nga e ka marre: ka qene jashte shtetit apo nuk ka qene jashte shtetit. Dhe nese nuk ka qene jashte shtetit atehere tregon nje tmerr tjeter qe virusi ka perhapje brenda popullatave lokale. Ketu eshte me e veshtire te permbahet perhapja. Prandaj eshte urgjente te rritet kapaciteti i testimeve te atyre personave qe shfaqin shenjat temperature, kolle, dhe veshtiresi frymemarje. Keta persona kur dalin pozitive, dmth te infekturar, duhet te izolohen ne shtepite e tyre ose ne spital kur jane te moshuar dhe vuajne nga semundje te tjera si tensioni, zemra dhe diabeti. Po ashtu izolohen ne spital edhe ata persona ne gjendje te rende infeksioni. Pra gjurmini fillon nga testimet, sa me shume testime te behen me shume shanse ka shendetesia te gjurmoje vatrat e infeksionit dhe natyren e perhapjes.

    Prandaj eshte shume e gabuar idea se testimi nuk eshte shume i rendesishem. Eshte shume i rendesishem sepse te tregon edhe gjurmet e perhapjes.

  10. Kozmos says:

    PIPEROT JANE MALOKE SKRAPARI , NJIHEN PREJ 500 VITEVE VETEM SI SPIUNE .

    DISIFEKTIMI ESHTE MASA MBROJTESE ME E MADHE KUNDRA VIRUSIT , SHEMBULLI ME I MIRE ESHTE KOREJA E JUGUT , JANE ME POMPA DISIFEKTIMI NE DUAR CDO CEP TE QYTETI . DHE E LUFTUAN .

  11. pjeter says:

    Me vjen keq per ty,por krahasimi qe ben ky mjeku eshte ndryshe nga ç’thua ti.Krahasimi ne kete rast behet per rrjedhen epidemiollogjike,ku po vihen ne dukje edhe gabimet e te tjereve,qe te mos i bejme edhe ne.Ti thuash koqe tjetrit pa u menduar mire,rrezikon te tregosh veten sa i tille je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje