DETAJET: Babë e bir nga Kavaja erdhën nga Italia dhe u vetë-karantinuan

19 Mars 2020, 17:08Sociale TEMA
DETAJET: Babë e bir nga Kavaja erdhën nga Italia dhe u

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja.

Bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë.

Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar, por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë.

ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

Për fat të mirë, ata kanë qenë të vetëkarantinuar dhe kështu bie mundësia që të kenë infektuar persona të tjerë gjatë periudhës pas kthimit nga Italia.

1 komente në “DETAJET: Babë e bir nga Kavaja erdhën nga Italia dhe u vetë-karantinuan”

  1. Mirel says:

    Njerez te mire te ndergjegjshem. Ju urojme me plote zemren sherim te shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje