“Duhet të jemi të bashkuar”, Manastirliu i përgjigjet PD dhe apelon: Prindërit e mi janë të izoluar, ju lutem bëjeni dhe ju

19 Mars 2020, 16:23Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në News 24 tha se nuk do të merret me akuzat e opozitës pasi tani është e rëndësishme që të jemi të bashkuar në luftën kundër koronavirusit.

“Është një kohë për të qenë solidar dhe të bashkuar. Është një luftë që do të nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve nëse duam që ta fitojmë.

Kjo është një kohë për të qëndruar të ndarë dhe do të vijë shumë shpejt një kohë kur do të përqafohemi sërish”, u përgjigj Manastirliu.

Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra, duke shtuar se edhe prindërit e saj janë në shtëpi.

“Prindërit e mi janë të izoluar në shtëpi, ju lutem bëjeni dhe ju!” ka bërë thirrje Manastirliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje