Nuk e mbajtën këmbët nga lodhja dhe u rrëzua në Parlament, dorëhiqet ministri holandez i Shëndetësisë

19 Mars 2020, 19:35Sociale TEMA

Bruno Bruins, një nga zërat më të rëndësishëm në Hollandë gjatë krizës së vazhdueshme të koronavirusit, kërkoi të lirohet nga posti i tij si Ministër i Shëndetësisë të enjten.

Vendimi i tij vjen një ditë pas ngjarjes aspak të zakontë që i ndodhi mbrëmjen e kaluar në Parlament, ku për shkak të rraskapitjes nga situata me koronavirusin, ai u rrëzua në gjunjë.

Pavarësisht kësaj situatë, Zyra e Komunikimit në qeverinë holandeze nuk zbuloi arsyen e qartë të dorëheqjes së Bruno Bruins.

Më herët, ky i fundit u shpreh se gjatë debatit në Parlament nuk po ndihej mirë, pasi nuk kishte pushuar gjatë natës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje