Drejtori i spitalit të traumës: Na ndihmoni që të ruajmë trupën mjekësore që t'i shërbeje shpëtimit të sa më shumë jetëve

20 Mars 2020, 19:21Sociale TEMA

Drejtori i Spitalit te Traumes Arben Zenelaj i ka drejtuar nje thirrje qytetareve ne te cilen u kerkon bashkpunim ne kete situate te veshtire dhe informacion sa më të detajuar rreth sëmundjes, e veçanërisht nëse keni patur kontakt me persona të infektuar me Coronavirus.

Ai thekson se kjo luftë ka vënë në sprovë ekzistencën e kombeve dhe koha na ka përcaktuar ne të gjithëve detyrën që jo vetëm tja dalim mbanë por tja dalim me nder e faqebardhë.

Të nderuar bashkëqytetar!

Në situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID -19, Spitali Universitar i Traumës mbetet në vijën e parë të frontit në shërbim të shëndetit të popullatës. Duke filluar nga sot, datë 20/03/2020, SUT do të presë dhe trajtoj jo vetëm pacientët e traumatizuar por dhe ata të cilët do duhet ti adresohen spitalit për shkak të urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje të cilat deri sot trajtoheshin në QSUT “Nënë Tereza” dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Ekipet mjekësore me profesionalizmin e spikatur dhe kultivuar ndër vite, ashtu sikurse të gjitha burimet njerëzore të spitalit janë në funksion dhe gadishmëri të plotë.

Në këto kohë të vështira për globin çdokush nga ne ka detyrën që ti shërbejë jo vetëm vetes dhe familjes por edhe shoqërisë. Kjo luftë ka vënë në sprovë ekzistencën e kombeve dhe koha na ka përcaktuar ne të gjithëve detyrën që jo vetëm tja dalim mbanë por tja dalim me nder e faqebardhë.

Këto ditë të vështira kërkojnë nga sistemi shëndetësor humanizëm, disiplinë, përkushtim e profesionalizëm të cilat ju të dashur bashkëqytetar e bashkëkombas i keni konstatuar anembanë vëndit. Për ti patur në efiçencë të plotë burimet tona njerëzore jeni të lutur të na ndihmoni me informacion sa më të detajuar rreth sëmundjes tuaj, e veçanërisht nëse keni patur kontakt me persona të infektuar me Coronavirus. Kjo do të bënte që stafi ynë t’ju adresoj më shpejt në diagnozën dhe ndihmën mjekësore të duhur. Ndërkohë ju do :na ndihmonit që të ruajmë trupën mjekësore që ti shërbej shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Përulësisht

Drejtori Prof.Asc.Arben Zenelaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje