Anëtari i stafit të Nënpresidentit Pence, me COVID-19

21 Mars 2020, 18:15Bota TEMA

Një punonjës i zyrës së Nënpresidentit amerikan Mike Pence ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Megjithatë as Presidenti Donald Trump dhe as Nënpresidenti Pence nuk kanë patur kontakt nga afër me personin në fjalë njoftoi Katie Miller, sekretarja e shtypit e Nënpresidentit.

Zonja Miller tha se zyra e Nënpresidentit ishte njoftuar të premten në mbrëmje mbi diagnozën. Në njoftim nuk përmendet emri i personin.

“Po gjurmohen kontaktet e mundshme që ai ka patur bazuar në udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, tha zëdhënësja Miller.

Nënpresidenti Pence drejton grupin e punës së Shtëpisë së Bardhë, të krijuar për të administruar situatën e krijuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Zyra e nënpresidentit nuk iu përgjigj pyetjeve për detaje të mëtejshme si dhe nëse vetë ai do të testohet apo jo.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha javën e kaluar se Nënpresidenti Pence nuk ishte e nevojshme të testohej, referuar pjesëmarrjes së tij në një darkë me zyrtarë të qeverisë braziliane disa prej të cilëve rezultuan më vonë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Donald Trump rezultoi negativ pas testimit për koronavirusin, njoftoi doktori i tij javën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje