Kur Klorokina hyn ne qelize ajo perqendrohet ne organet me PH te ulet sikurse jane endozomet, aparati i Golgi dhe lizozomet. Pikerisht ne endozome ajo rrit PH duke ndikuar direkt ne fuzionin e virusit me endozomen
Nga Dr.Edvin Prifti*
Mu duk jashtezakonisht interesante mbeshtetja e presidentit Donald Trump ndaj kesaj teze.
Por Klorokina per trajtimin e Sars-Cov1, eshte nje e vertete qe dihet prej 15 vjetesh.
SARS-CoV2 eshte nje virus me RNA, i cili konsiston ne afersisht 30000 nukleotide, nga te cilat 2/3 sherbjene per te prodhura RNA replikazen dhe 1/3 per proteinat strukturore S (spike), E (envelope), M(membrane) dhe N (nucleocapsid).
Proteina S eshte nje glikoproteine transmembranore e tipit I, e cila luan nje rol te jashtezkaonshem ne lidhjen me receptorin, fuzionin me membrane dhe hyrjen e virusit ne qelize.
Ketu nje rol te vecante luan ACE2 ose enzima konvertuese e angiotensines 2 e cila duke aktivizuar Ang1-7 dhe kjo e dyta nepermjet receptorit MAS, redukton inteleukinat dhe redukton demin pulmonar nga ana e Sars-Cov2, prandaj disa studime tregojne qe reduktimi i ACE2 eshte i shoqeruar me nje demtim pulmonar me te madh. Futja e SARS-CoV2 ne qelize fillon me lidhjen e proteins S me nje receptor pjesez e ACE2. Qe te realizohet kjo lidhje ndihmohet nga nje enzime e quajtur TMPRSS2 (Transmembrane proteaza serine 2).
Pikerisht ne kete nivel vepron nje preparat i cili quhet camostat mesilati i cili eshte perdorur edhe ne trajtimin e Sars-Cov-2 ne Kine.
Kompleksi i krijuar translokohet ne endozome, e cila krijohet si nje proces invaginimit te membranes duke krijuar nje “organel” te re. Ne kete nivel mendohet se vepron edhe amiodaroni. Pikerisht ne kete nivel vepron Klorokina.
Kur klorokina hyn ne qelize ajo perqendrohet ne organet me PH te ulet sikurse jane endozomet, aparati i Golgi dhe lizozomet. Pikerisht ne endozome ajo rrit PH duke ndikuar direkt ne fuzionin e virusit me endozomen.
Njekohesisht ajo ndikon edhe ne receptorin pjesez e ACE2 duke bere te mundur qe ACE2 te paraqese pjesen me pak te glikolizuar e cila nuk njihet nga proteina S e Sars-Cov2.
Me pas genoma RNA e virusit futen ne citoplazem. Me pas vete gjenoma e RNA virale sherben per sintezen e mRNA, proteinat virale perkthehen dhe transportohen ne nje kompartiment te caktuar te aparatit Golgi (ERGIC).
Nga RNA dhe proteina N ne citoplazem, behet formezimi i nukleokapsidit.
Nepermjet ekzocitozes virionet dalin nga qeliza. Pikerisht ketu eshte momenti i dyte qe vepron perseresi Klorokina pra duke ndikuar ne vete kompleksin e ri te krijuar per tu ekzocituar nga qeliza.
Pra Klorokina mendohet qe vepron ne te dyja fazat terminale te procesit te infektimit viral te qelizes.
Kjo shkurtimisht per mekanizmin. Personalisht shpresoj shume, edhe pse kjo me duket nje gjetje si veza e Kolombit.
Gjithesesi sapo kane filluar studimet ne njerez dhe te shpresojme ne efikasitetin e saj.
Duhet patjeter edhe mendimi i mjekeve infeksioniste pasi deri tashme me duket qe teza e klorokines eshte lene pak e menjanuar.
*Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT
Me gjith rrespektin se ju jeni heroj, duhet .e fol me thjesht mer burr se kam nis 3 her me e lexu e se kam mbaru dot
paska filluar kerkimet ne virusologji ky doktori duket ka lene kirugjine ….
Po mire more doktor, po si i behet ne rastin kur hidroksilklorokina perzihet me azitromicinen, sic keshilloi Trump, dhe jep aritmi fatale? Apo ne rastin e dyfishimit te dozes mund te rezultoje po fatale? Pastaj, a e di ti se FDA nuk e ka aprovuar ende perdorimin e njeres apo te dyja medikamenteve ne rastin e covid-19 pa kryer testet e nevojshme klinike? A e di ti se shume doktore ne SHBA e kane kritikuar kete propozim dhe jane shprehur kunder trajtimit me keto medikamente?
Tu duk interesant? Mendime interesante mund te kete edhe Flamur Noka, ose Nard Ndoka, sikurse ai mullai i Iranit qe propozonte karagjozlleqe, por pa u provuar klinikisht nje DOKTOR nuk mund te flase apo te rekomandoje perdorimet e medikamenteve. Hajde shqipe, hajde!
Or shoku , deri tani mu duk sikur lexova nje leksion bio-kimie. Tani , cfare na thua , do perdoret ky ilac gjeresisht , apo e gjen interesant vetem se e ´zbuloi´pres. TRAP .
Tmerr! Deri ketu nuk duhet te arrije servilizmi ndaj nje njeriu te fuqishem, qofte ky edhe presidenti i SHBA, dhe ndjenja e inferioritetit te nje profesionisti. Vertet qe nje njeri mund te kete nje ide gjeniale, nje mendim te ndricuar, por ta krahasosh nje “good feeling”, sikurse u shpreh Trump, me nje ide gjeniale mjekesore, kjo me duket vertet e tepert. Trump mund te jete shume gjera, por mjekesia do nje pergatitje te gjate e nga shume fusha. Pa do edhe testime klinike te medikamenteve e mendime specialistesh, pa do edhe siguri ne aplikim sepse i thone jete njeriu. Nuk mund te digjet jorgani per nje plesht. Deri ketu, jo!
Megjithate, mos ki merak doktor, se besoj se ambasada e ka mbajtur shenim komplimentin tend dhe do ja referoje Trump-it!
Epo mir vlla ta provojme nje here. Edhe pse smora vesh asgje, e mire do jete se ka brenda klor. Dicka do pastroje me shume se rakia me hudhra e speca.
Ky ka kopjuar artikujt nga Revistat e Biologjise Molekulare dhe hiqet si i zgjuar…
E paska humbur torunan edhe nje shef kardiologjie. Te pakten mire e ka perkthyer tekstin per koleget e tij. Nje vize per usa e ka hak.
Një copy-paste i përkthyer keq. Nuk është fusha jote, mos hy aty ku s’ia ke idenë se ç’bëhet. Nuk shtyhet jeta me zaptime, vjedhje, plaçkitje vendi pune, miqësi dhe tarafe që të shoqëruan gjithë jetën si pjesë e ish nomenklaturës, shoqëria me Argitën dhe “Perlën”, etj. Shiko zemrën, leri degët e tjera.
P.S. Dhe nuk është ulja e Ph ajo që vret Covid19, por mbartja që ky ilaç (Hydroxychloroquine) i bën Zn(2+) brenda qelizës, i cili si Ionophore që është lidhet me vargun e RNA-s së virusit duke e bërë të pakopjueshëm nga ribozomet.