Si po vret fake news njerëz!

23 Mars 2020, 20:53Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Në kushtet e izolimit dhe presionit psikologjik që sjell një kërcënim i pandalshëm, është logjike të besosh në profetë të rremë.

Ndërsa shtypi serioz botëror kur afron shifrat e humbjeve të jetëve, kujdeset që komentimin e tyra t’ua lërë ekspertëve, në rrjet janë bërë virale personazhe që kultivojnë teoritë e komplotit nga më të fandaksurat dhe deri tek ato që e trajtojnë si një grip të zakonshëm.

Shëronjësit shëtitës që përshkruante dikur Mark Twain në tregimet e tij nuk ndryshojnë shumë nga ekspertët e Facebook-ut në ditët tonë, fakt ky që budallallëku ka një konstante. Por nëse shëronjësit e Twain-it e shumta të linin pa dhëmbë pasi kishe pirë lëngjet e tyre çudibërëse, profetët e internetit të lënë pa kokë.

Dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as portalet e bulevardit. Secili ka pasur rast të lexojë një të tillë: Policë të pushuar nga puna që bëjnë statisticienin; avokatë të papunë që parashikojnë skenarë apokaliptikë; doktorë të rrjedhur që u ka ardhur momenti i shpagimit dhe tregojnë cila është rrugëdalja sipas tyre, e gjithfarë sharlatanësh të tjerë. Viktima të kësaj mëndjelehtësie dhe injorance janë nga adoleshentët italianë që kanë dënuar me vdekje gjyshërit e tyre; një fshat iranian që ka bërë vetëvrasje pa vetëdije dhe nuk do të vonojë edhe atë të markës shqiptare.

Ndërkohë kjo krizë është e pashembullt në llojin e saj. Që nga ekscentrikë si Johnson apo udhëheqës me këmbë në tokë si Merkel, janë trembur. Kanë kaluar kombet e tyre në karantinë dhe janë në momentet kur po tarojnë masat që duhet të marrin sipas përshkallëzimit.

Pjesë e kësaj sjelljeje është edhe Shqipëria. Nga pakujdesia apo padituria ne humbëm ditë të çmuara në marrjen e masave të izolimit.

Në vend që të bllokonim hyrje-daljet, u morëm me teoritë e hudhrës dhe rakisë e deri në mufka të tipit që OBSH-ja po studionte pse nuk i zë shqiptarët.

Për fat tani shumjca janë trembur, përfshirë qeverinë. E mira është që mos të dëgjojnë gjithfarë psikopatësh dhe mitomanësh që qarkullojnë në rrjet por t’u besojnë specialistëve dhe doktorëve të certifikuar të fushës.

Ditë më të këqija janë përpara. Por karantina është e vetmja masë që do të na shpëtojë. Ajo do të ngadalësojë valën e infektimit dhe mbi të gjitha do t’i japë kohë sistemit spitalor të përballojë fluksin e të prekurve duke e shtrirë kurbën e tyre në një kohë më të madhe.

Një fluks i menjëhershëm rrëzoi Italinë, dhe nuk do të vonojë të godasë edhe vende të tjera. Edhe ne. Kjo është një luftë që do ta përballojmë vetëm. Dhe si e tillë duhet t’u besojmë doktorëve dhe jo xherahëve që pjell rrjeti. Përndryshe kur t’ju vijë e keqja në derë, mos shkoni në spitale, por te kush bën nuska./dritare.net

5 komente në “Si po vret fake news njerëz!”

  1. REZI says:

    Plotësisht e drejtë. Sapo ndoqa një dokumentar në një kanal suedez, i cili sqaron se piku italian do vijë edhe në Suedi, nga prilli-maji. Parapërgatisin popullin për kohët e vështira, por nuk tallen dhe marrin me shaka situatën.
    Sepse Suedia ka një histori të tillë pandemie, në vitet 1918-1920, dmth 100 vjet më parë, quhej sëmundja spanjolle, por që në të vërtetë nuk erdhi nga Spanja, por nga Kansasi në SHBA.
    Atëherë Suedia kishte 1.8 milion banorë, dhe nga kjo sëmundje humbën jetën 37 mijë njerëz, të të gjitha moshave. Ekonomia ra në kolaps dhe kuptohet, në atë kohë shteti nuk kishte zhvillimin e sotëm. Mgjt, ka shumë rëndësi të mendoheni 3 herë para se të lexoni një burim lajmesh, e ta shpërndani, shiheni me sy kritik burimin e lajmit jo të merret si i vërtetë vetëm se e thotë njëri apo tjetri. Keni mundësi të lexoni lajme për covid-19, gjysëm ore cdo dy ditë? Do ndjeheni më mirë. Ankthi e shqetësimi janë armiku kryesor i shëndetit, prandaj dhe televizionet duhet të mos i hedhin benzinë zjarrit, të ndihmojnë për të zbutur dhimbjen e shpirtrave njerëzorë.
    Po si s’ka një kanal që të japë koncert a muzikë. Do ishte bukur që 100 vjet muzikë që Klani e pat shfaqur para ca vjetësh, ta ritransmetojë. Ju përgëzoj për shkrimin.

  2. qytetari says:

    Fakteqesisht vazhdon te qendrosh nje njeri smirezi o Tan Hilja!Dy veta jane ne kete katagori sot nga shtypi ,je Ti qe “per inat te sat vjerre ,fle me mullixhiun edhe edhe Adrian Thano qe i kane shkarkuar kunatin nga drejtues policie!Ndaj mos u hiq si analist i mirefillte se ti me shume i afrohesh per nga karakteri Tur Zheljes !Ndaj leri predikimet per te na u treguar qe je etalon drejtesie!Je nje smirezi mistrec ku fodulleku jot meriton mbiemrin Hilja!Te jesh politikan dhe aq me shume diplomat duhet te jesh ne rangun e Edi Rames qe per fat te keq nuk ka shoke te dyte ne kete vend,doni apo s’doni ju shushunjat e kesaj shoqerie qe i pini gjakun çdo dite!te pakten ai eshte me nje fytyre e kurre nuk ka qene zvaranik qe kerkoje te bejne kariere ne fushat perkatese duke bere shurren per te shtyre orarin zyrtar!Andej nga anet e tua kane nje shprehje ku thuhet”Bath bath po nje koqe”!

  3. gjuha dhe bythëlëpirja says:

    pikë dhe pika e di por PIKU cfarë është ??

  4. gjuha dhe bythëlëpirja ..&& says:

    pikë dhe pika e di por PIKU cfarë është ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje