Ndërsa e gjithë bota ka mbërthyer sytë e shpresën te mjekësia perëndimore për gjetjen e ilaçit anti-koronavirus, duket se bari “magjik” është gjetur aty ku askujt nuk i shkon mendja.
Mediat e Bagdatit e kanë lajm të parë e kryesor atë që pretendohet; pra pikërisht faktin se ilaçi që e mposht armikun e padukshëm të quajtur shkencërisht COVID-19, virusin që ka gjunjëzuar botën me në krye fuqitë e saj shkencore dhe ekonomike, është tashmë në “duart e tyre”.
Në Irak po njoftohet me të madhe se një ilaç që trajton virusin Corona do të jetë i disponueshëm, për mbi të gjitha falas, për të gjithë irakianët, brenda 3 javësh.
Fjala është për hydroxychloroquine-s si bazë, e cila ka rezultuar triumfal ndaj Corona-s famëkeqe, edhe pse jo krejt i panjohur, pasi është fjala për një medikament të suksesshëm kundër malarjes. Eshtë thënë e garantuar kjo në një deklaratë nga Pioneer Pharma Industries.
Në Irak, ekspertët farmaceutikë të cilët kanë punuar me javë të tëra në zhvillimin e trajtimit e këtij medikamenti, bazuar në hulumtimet më të fundit shkencore në botë, thonë se kanë arritur mundësinë e prodhimit që rezulton të përfundojë plotësisht simptomat e virusit Corona brenda 4 ditësh që nga nisja e trajtimit.
Kompania Pioneer theksoi se trajtimi do të jetë në dispozicion falas në dobi të Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sektorit të shëndetit në Irak.
Ajo shtoi se trajtimi, bazuar në hulumtime shkencore përfshin raporte mes hydroxychloroquine-s dhe atheromicina-s, duke bërë që prodhimi të nisë brenda pak ditësh pas përfundimit të eksperimenteve laboratorike.
Tashmë do të duhet të provohet në ditët që pasojnë nëse ajo çfarë pretendon mjekësia irakiane përbën vërtet “shpëtimin e botës” këto ditë ankthi global, ku pjesa më e zhvilluar e globit po shkon drejt kolapsit total.
per hajer inshallah
Menjëherë industria mjekësore shqiptare e Big Lazarat pharma CO.©® të vihet në prodhimin e e hilaci canabis sativa.
Që garanton shërimin nga capravirus dhe shpëtimin nga kolapsi ekonomik
pak shurre deveje nuk do te ishte keq pas ”sherimit” made in irak…………allah uakbar!
Per kete ilac eshte folur me pare ne USA. Vete presidenti Tramp ka kembengulur qe te filloje perdorimi i ketij ilaci i kombinuar me nje tjeter ilac. Nuk kuptohet pse kjo propogande qe u zbulua ne Irak,apo dava sum qirash turkoshake.
Para dy ditësh këto dy medikamente, së bashku, u lançuan nga Presidenti Trump si të realizuara, dhe efekti i tyre i provuar, në ShBA. Bile ka informacione se dhe Franca po i përdor si terapi në kurimin e të infektuarve me coronavirus. Nuk janë të panjohur sepse janë përdorur edhe shumë vite më parë për malarjen dhe artritin. Cila është e veçanta apo e reja në këtë shkrim?