Hapja e negociatave, Cakaj: Moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike

24 Mars 2020, 15:11Politika TEMA

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka reaguar pas vendimit për çeljen e negociatave, 

Në një status në facebook ai shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane.

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! 

Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. 

Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj. (TemA)

2 komente në “Hapja e negociatave, Cakaj: Moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike”

  1. vang says:

    urojme te gjithe shqiptaret dhe qeverine per punen dhe perpjekjet.

  2. Resa says:

    Urime popullit shqiptar! Dite fitoreje per te gjithe ne!
    Congratilations Edi Rama nje tjeter fitore e madhe.
    Jam e lumtur qe jetoj kete dite !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje