"Sot edhe më mirë se dje", Rama publikon videon: Vetëm kështu mund të mos kemi qindra viktima nga COVID-19

24 Mars 2020, 11:33Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama publikon një video të përballjes së policëve me qytetarët në rrugët dhe tregjet e Tiranës, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të mos kemi qindra apo mijëra humbje jete nga koronavirusi.

Rama thotë se sot situata është më mirë se dje dhe se qytetarët po mësohen të ruajnë distancën sociale.

Mesazhi i Ramës:

Sot edhe më mirë se dje.

Vetëm kështu mund dhe do t’ia dalim me se s’bën të mos kemi qindra e qindra dhe mosozot mijëra humbje jete.

Forca motra e vëllezër, durim, durim, durim. (TemA)

3 komente në ““Sot edhe më mirë se dje”, Rama publikon videon: Vetëm kështu mund të mos kemi qindra viktima nga COVID-19”

  1. 19+ says:

    Shko more tarrallak, se nuk je duke i treguar perralla Zahos.
    Po te rritet numri i te prekurve dhe viktimave e ti shkrian sot me mire se dje! Sot eshte me zi se dje! Leri postet po pergjigju se si do te veprohet me te vdekurit ne kete periudhe te veshtire, se njerezia po qajne familjaret e nuk kane nge te merren me bejtet e tus pa kripe

  2. Fred says:

    Nje bravo e madhe dhe nje falenderim nga zemra.

  3. treu says:

    edhe nje gje tjeter kur te vini te beni pazar ne tregun e lire, malli duhet te jete i paketuar ose duhet tua jape shitsi i paisur me doreza por ne asnje menyre nuk duhet te preket me dore nga klienti para se te vendose se ke do te marri, se ndryshe nuk ka vlere ajo ruajtja e distances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje