Historia tragjike e dy bashkëshortëve: Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit, pa i dhënë lamtumirë njëri-tjetrit

24 Mars 2020, 11:59Lifestyle TEMA

Carlo Morandotti, një fermer 66 vjecar dhe e shoqja Lucetta, u kthyen në njërin prej rasteve më prekëse në Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi: burrë e grua vdiqën nga koronavirusi me katër orë diferencë nga njëri tjetri, pa mundur t`I japin lamtumirën e fundit as njëri tjetrit, e as fëmijëve.

Edhe vajza e tyre 28 vjecare ka rezultuar pozitive e aktualisht, është në karantinë. I biri 38 vjecar është izoluar sakaq në Toskanë, aty ku punon.

I pari ndërroi jetë Carlo, dhe më vonë bashkëshortja.

“Më vjen shumë keq, u trondita pamasë nga kjo tragjedi. Ata ishin dy njerëz të shkëlqyeshëm dhe sot nuk jam më. Kur takoheshim, ai gjithmonë më ndalonte të shkëmbeja dy fjalë. Carlo ishte një fermer shumë i vlerësuar, me të vërtetë person i mirë ”, tha kryebashkiaku i Garlascos, Pietro Farina.

E para që e mori virusin ishte Lucetta, që punonte si infermiere. Ditët e para të sëmundjes, ajo i kaloi në shtëpi duke menduar se ishte duke përjetuar një bronshit të thjeshtë.

Por, se dinte se kishte koronavirus, duke infektuar kështu të shoqin dhe fëmijët.

3 komente në “Historia tragjike e dy bashkëshortëve: Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit, pa i dhënë lamtumirë njëri-tjetrit”

  1. Adriani says:

    Per pak kohe keto lajme do jene normale dhe ketu ne Shqiperi , ishte te sa te fillonte , tani qe filloj te cthuret pulovra smbahet me ….shkon deri ne fund ……..shume keq per njerezit dhe te afermit qe do ndahen pergjithmone pa dhene perqafimin e fundit , duke ia dhene fjalen problemeve psikologjike dhe kujteses nga ekaluara ,duke sjelle gjithmone ne mendje pyetjen : perse smu dha rasti ta perqafoja per here te fundit…….

  2. sapa says:

    Do me vinte keq per njerezit e ndershem dhe te thjeshte por jo per te korruptuarit dhe gjithe familjaret e tyre qe perbejne nje numer te madh ne vendin e hajduteve.Noshta ka ardhur dita qe te japin “LLogari”!

  3. Tanush says:

    U prefshin ne paqe.

    Zoti i plotfuqishem i marrte prane fronit te tij.

    Ngushellime familjes dhe miqeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje