Këshilltari “mizerabël” i Bashës: Europa do që ta shohë të vdekur Italinë, ne merremi me Edi Ramën

25 Mars 2020, 14:30Politika TEMA

Sali Berisha e ka cilësuar si një nga këshilltarët mizerabël të Lulzim Bashës që e shtynë në greminë sipas tij, për marrëveshjen bashkëqeverisëse me Ramën në maj 2017, por ai ka nisur të këshillojë dhe lidershipin italian.

Dritan Shano, këshilltari i kreut të PD, në një artikull të tij thotë se ndërsa shqiptarët merren me Edi Ramën dhe përplasjet e tij me pleqtë në rrugë për t’i mbyllur në shtrëpi për shkak të koronavirusit, kanë harruar Italinë, të cilën Europa e do të vdekur.

Shano shkruan se: “Shumëkush mund të jetë duke u marrë me Edin që ka dalë në një treg dhe i bërtet një të moshuare me gishta në vesh. E kush jam unë që t’i prish midenë tele-mediatike shqiptarëve. Sidoqoftë, ky është vetëm një episod estradë, alternativ i bollkave të gjëra, pa asnjë ndikim në të sotmen apo të ardhmen e Shqipërisë.

Mua më shumë më shqetëson fakti se Europa me ç’duket po do ta shohë të gjunjëzuar, e ndoshta të vdekur Italinë. Një proçes i dalë në sipërfaqe qysh me grushtin e shtetit kundër Presidentit Berlusconi, deri tek deklarata e sotme e ministrit gjerman të ekonomisë Altmaier që nuk do ketë asnjë fleksibilitet nga BE ndaj Italisë, por vetëm austeritet dhe izolim.

Italia sot, më shumë se kurrë ka nevojë për burrështetëri brenda Italisë, dhe që të zvogëlojë efektin mbi ekonominë dhe vendim-marrjen të italianëve të shitur jashtë saj.

Lidhja e Shqipërisë me Italinë është ekonomike, por mbi të gjitha kulturore. Nuk ka shqiptar që mos ndjehet mirë në Itali, që mos përshtat me shpejtësi me normat, rregullat, zakonet, me aromat dhe tingujt e Italisë – asnjë komunitet tjetër nuk e ka këtë afinitet me të qenurit Italian.

Italia ka nevojë për zgjedhje politike, që të kërkojë në krye të saj njerëz që e shkëlqejnë dhe njëherë këtë vend të madh, dhe që kohët e fundit ka mbetur peng i komikëve dhe lakuriqëve politikë.

Unë uroj që nëse/kur Italia të dalë nga Europa, ne shqiptarëve të mos na ndalojë të hyjmë e dalim lirisht në atë tokë të bekuar. Për Shqipërinë dhe shqiptarët një xhest i tillë do ishte si një Urbi et Orbi ?

Pse merrem une me Italinë? I zgjidhëm hallet tona këtu tek ne? Patjetër që jo. Unë vazhdoj të them se kur bie shi në Itali, lagemi ne në Shqipëri. Dhe sipas hesapeve të mija, ka 10 vjet a më shumë që në Itali nuk pushon shiu i BE-së”.

25 komente në “Këshilltari “mizerabël” i Bashës: Europa do që ta shohë të vdekur Italinë, ne merremi me Edi Ramën”

  1. On says:

    Nje mendjemadh kokebosh….nuk I afroheshe dot kur ishte zv minister I financave ne kohen e Tosit……

    1. armand says:

      https://youtu.be/FFxooBwjIIc
      Meqenese ka idhull Berlusconin dhe paska zbuluar komplotin kunder tij.

    2. tini says:

      C’fare e keqe politikanesh dhe kellshilltaresh jini qe ju dhimsen me teper te huajt se bashkeqytetaret e juaj shqiptare, harruat se sa na duan italianet qe na mbyten si minjte ne 97-en ne kanalin e Otrantos pa piken e meshires, mjaft me inferioritet dhe lepirje bythe,

  2. mond says:

    po vertet e mendon ti se je ne gjendje te qash hallet e Italise????

  3. kulmi ji plehr e tille mudet me u pa si politikane vetem e nji vend si shhqiperia
    e pabesushme

  4. kajmaku says:

    O bobo ka ngelur Italia ti qaj hallin ky bythlepiresi. Po keshtu ka bere edhe bente ne kohen e 1997 -2005, ne qeverisjen e PS.

    1. Roberto says:

      Po ky gomari ca flet?? Mendon per te tjeret dhe hedh poshte te vetet?? Nuk i kuptoj dot keta tipa qe hiqen kaq te dashur me Italine apo me kedo vend tjeter dhe harrojne qe jane shqiptare dhe jetojne ne Shqiperi. Italine e dua edhe une por ne keto kushte duhet te shohim vendin tone qe mos ta pesojme si Italia. Po c’fare keshilltar muti je ti o Dritan?? Ju paska ikur mendja fare juve te djathteve. Nuk e di se cila eshte arsyja qe ti apo te tjere harrojne Shqiperine per Italine apo per kedo tjeter??????? Me siguri si ti edhe shume te tjere bajga si ty do kene gelltitur diku ndonje luge corbe te prishur dhe tani keni filluar ta villni pak nga pak. Mos harro se ikja e trurit tend dhe vjellja jane disa nga simptomat e Coronavirusit o trap i lales.

  5. ZIGUR QARRI says:

    Çfar pune bejne keta keshilltaret?

  6. Ilir says:

    Me pelqen Tema,
    @ e pamvarur”, lol!

  7. Tan eruditi says:

    Tan Kompetenti per gjithshka . Kur ulesh ne tavoline me kete mos prit te te vije radha te flasesh .Ky i di te gjitha dhe te tjeret kane per detyre te admirojne kulturen e erudicionin e nje sharlatani deshtak ne jete si ky . Fatkeqesisht kemi 30 vjet qe i durojme dhe mire te na behet …

  8. Ilir says:

    Ai thjeshte lexon apo ndjek reagim et e disa ekonomisteve sociopolitologeve te ekstremit te djathte ne Itali. Ata diku me disa fakte, diku me disa ndjesi personale, ne vend qe ne keto momente ti nenshtrohen frymes se solidaritetit e bashkepunimit, I meshojne teorive konspirative, komploteve. Pastaj na I paraqet si konstatime te vetat… Duke i perzjere me ndjenjat e verteta te shume shqiptareve ndaj Italise e popullit Italian. Me siguri I ka degjuar te “Radio radio “, dhe “Canale Italia “. Po te njejtat deklarata, ide, po i thone te djathtet me Meloni – n e Salvini-n. Sigurisht ka gabime, si nga BE, banka europiane dhe vendet jo vetem te BE. Kjo nuk do te thote te kalohet ne ndarje e politizime te skajshme. Por nje tip si ky shano, qe mer andej e shit ketej, eshte vecse nje tregtar I ideve te tij, asgje me teper.

    1. Monitor says:

      Sec te le nje pershtypje si pervers! Laro, gjuan gjithmon kete pozicionin keshilltar politikajsh. Se s’di e besoj skaa bere ndonje pune te hajrit!

  9. luka says:

    O Zot sa i trashe dhe mendjemadh qe eshte ky keshilltar…arrin me gomarllekun e vet t’i beje thirrje opozites ne Itali qe te hedh poshte qeverine e Contes….i duket vetja se mund te barazvleresohet me Salvinin ekstremist i djathte, qe ka share e denigruar shqiptaret. Merreni me mend se kush eshte ky keshilltar hajvan.

  10. Nardi says:

    E ndriti me Fatos Nanon ky hajdut legen, dhe po del me rregullu PD-ne…

    1. Asd says:

      Edhe ky e di qe eshte budalla, por ka kenaqesine qe e lexon budallekun e tij ne gazete.

  11. DUHET TË JAPËSH LLOGARI PËR CËNIMIN E JETËS TONË . says:

    LULZIM !
    Na nxorre në miting më 28 shkurt dhe na more më qaf.
    E çove në çdo rreth të Shqipërisë infeksionin .
    ⚖️⚖️

  12. Aldo says:

    Ok ore..
    Idiot !

  13. Ed says:

    Duket qarte S.w. keshilltari I Bashes Po pret daljen e Italise nga BE ! Pytja ime eshte dhe Basha duke pritur te njejten gje ?! A eshte ai qe Shqiperia te shko ne ne Europe apo qe Europe te shkaterohet …?!

  14. Konti Sbalta says:

    E paska gjetur tenxheria kapakun!

  15. Lani says:

    te marrte dreqi mend e tua me keq se ç’ti ka marre!

  16. @a. says:

    Ne politiken Italiane, kushdo qofte qe ka hedhur idene per te dale nga BE, ka falimentuar si politikan, si Salvini etj.
    Sa per kryeministrin Conte, me gjithe periudhen e tije te shkurter politike, po tregon seriozitetin nje politikani qe i mungonte per vite me rradhe Italise.

  17. Bujar says:

    Ky mer rroge edhe nga kisha ortodokse se eshte edhe aty keshilltar dhe kryetar i “intelektualeve” ortodokse ashtu siç ishte dikur dhe i ndjeri Gazidede i “intelektualeve” muslimane.

  18. Nik says:

    Dje dègjoja leximin e gazetave tè huaja nè radio radicale dhe prekte problemin e italisè pèr borxhin mbi 1,200 miliard dhe nqse Merkel nuk jep asnjè shènjè do tè thotè se italia ka pèr tè shtrènguar rripin mè keq se greqia kèto janè parashikimet e Financial Times .Ndèrsa Cacciari ish sindaco i venezias sot nè gazetèn Repubblica projekton pèr K/Ministèr Dragi i cili drejtoj bankèn evropiane.Italia ka lidhje ekonomike me shqipèrin dhe kulturore dhe me tè drejt mund tè thuhet se kur bije shi nè itali edhe nè shqipèri ndjehet sepse kemi ekonomi tè dobèt.Europa e bashkuar na mban nèè kèmbè por nqse ndonjè artist si Luli kèshillohet keq dhe lufton europèn atèhere do tè marrim opingèn e Sheros.Europa èshtè dhe mbetet shtèpia jonè dhe e italisè ndryshe Kina dhe Rusèt janè gati siç po tregohen sotè humanitar karshi italisè me ndihma etj etj sepse ekspertèt e gjeopolitikès thonè se livadhisja e Kinès tani vjen nga dobèsia ekonomike amerikane .kèshtu kina prezantohet nè europè si miku qè tè ndihmon nè dit tè vèshtir.

  19. koment says:

    europa i ka dhene italise 89 miliard euro deri tani……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje