Çelja e negociatave, Soreca: Shqipëria pjesë e tregut ekonomik para anëtarësimit në BE, ja 5 arritjet në muajt e fundit

26 Mars 2020, 16:44Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur me qytetarët në lidhje me çeljen e negociatave dhe situatën e shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri.

I pyetur se cilat ishin përmirësimet që ka bërë Shqipëria që nga mbledhja e fundit e këshillit, Soreca tha:

“24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Unë do të doja të përmendja se çfarë ka qenë e rëndësishme për shtetet anëtare. Më lejoni që të përmend disa prej arritjeve të 6 muajve të fundit.

Si fillim ka qenë krijimi i SPAK; emërimi i prokurorit të përgjithshëm, emërimi i inspektorit të lartë të drejtësisë, po ashtu lancimi i procedurës që do të mbarojë brenda pak ditësh, pra emërimi i drejtorit të BKH.

Por edhe tryeza për reformën zgjedhore”, tha Soreca.

2 komente në “Çelja e negociatave, Soreca: Shqipëria pjesë e tregut ekonomik para anëtarësimit në BE, ja 5 arritjet në muajt e fundit”

  1. dua dhe une! says:

    Te bej nje pijetje? A lejohen tani shqiptaret, perjashto coronavirusi, te bejne bisnes te lire ne Europe, levizje te pakufizuar, dhe te kerkojne pune si europiane? Kjo me intereso mua, te tjerat jane…….

  2. Baton DR says:

    Ja Evropa sot: mallrat lëvizin me urgjencë kurse njerëzit absolutisht jo!
    Dmth të na mbysin me mallrat e veta që të mos ngremë dot kokën as sa për të prodhuar gozhdë ne të tjerët…që të na skllavërojnë mirë e mirë dhe vetëm pastaj anëtarësim….
    Dhe kur të vijnë ditë të zeza si këto që po kalojmë tua dimë për nder e tu puthim dorën po na hodhën ndonjë kothere bukë
    NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje