Bota e futbollit është duke kaluar një moment të vështirë teksa ndeshjet janë ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Kjo ka bërë që edhe klubet të pësojnë humbje të mëdha në bilancet e tyre, ndaj së fundmi ka lindur ideja që të shkurtohen rrogat e futbollistëve.
Por, nëse te Bajern Mynih, lojtarët kanë qenë pro kësaj, te Barcelona janë krejtësisht kundër.
Futbollistët janë të vendosur të mos e pranojnë këtë propozim të klubit blaugranas, edhe pse ky është një mendim i lindur në kohë të vështira.
Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës do të provojnë deri në fund të bindin lojtarët e tyre, se një ulje nga rroga normale që ata përfitojnë gjatë sezonit është e nevojshme.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin situatat, kur dihet se në Barcelonë, lojtarët disa herë kanë pasur përplasje me drejtuesit.
Ky lajm te vleje per tifozat e futbollit. Por edhe per aga qe tifozojne per mjeket dhe infermieret.