Ndarja e pensioneve në banesa, Posta Shqiptare: Do punojmë edhe gjatë fundjavës, do kontaktojmë në telefon pensionistët

27 Mars 2020, 13:30Sociale TEMA
Ndarja e pensioneve në banesa, Posta Shqiptare: Do punojmë edhe

Pensionistët e qarkut Tiranë, i cili përfshin Kavajën dhe Rrogozhin, që nuk kanë marrë ende pesionin të kontaktojnë në këto numra të vëna në dispozicion nga posta:

0683446821
0683446820
0683446818
0683446817

Ndërkohë për qytetet e tjera të shikoni fotot mëposhtë

Posta Shqiptare bën me dije se do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.

Në një njoftim Posta Shqiptare i bën thirrje pensionisteve që të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.

Njoftimi i Postës:

Posta Shqiptare do të vazhdojë intesivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë edhe gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën, nga ora 8:00:18:00.

Me qëllim përfundimin me sukses të këtij misoni si dhe shpërndarjen në kohë të të gjithë pensioneve, ju bëjmë thirrje të gjithë pensionisteve që:

▪Të mbajnë afër aparatet celularë, t’ju përgjigjen telefonatës së postierit si dhe t’i japin këtij të fundit orientimet e duhura të adresës.

Të gjithë bashkë, do ia dalim!

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje