Rëndohet gjendja e Alimadhit, deputeti me Covid-19 dërgohet në Infektiv

27 Mars 2020, 19:23Politika TEMA

Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi është rënduar.

Sipas informacioneve mësohet se deputeti është dërguar sot pasdite me urgjencë tek Infektivi, ku do të vijojë dhe kurimin për COVID-19.

Deputeti Alimadhi me anë të një letre publike ka treguar se prej ditësh është infektuar me COVID-19 dhe është kuruar në shtëpi.

Deputeti i Ballit Kombëtar i bënte thirrje qeverisë që ta ndihmonte, pasi gjendja e tij po rëndohej dhe hodhi akzua kundër Ramës.

Pas njoftimit ka reaguar dhe Rama duke i uruar shërim të shpejtë deputetit dhe i tha që të mos stresohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje