Xhaçka: 5200 efektivë të FA në terren, u kemi kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore vendeve anëtare të NATO-s

27 Mars 2020, 14:19Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta për punën e Forcave të Armatosura për përballimin e këaj “lufte”.

Ministre në kohë “lufte”?

Në këtë detyrë nuk mendoj se do përjetoj një gjë tjetër të ngjashme, ne po bëjmë maksimumin që t’u vijmë në ndihmë të gjithë njerëzve për ta kaluar sa më lehët këtë situatë. Shpresojmë ta kapërcejmë këtë situatë, është një situatë e paprecedentë. janë rreth 5200 FA në terren për shpërndarjen e ndihmave dhe duke u siguruar që të gjitha masat respektohen.

Si po funksionon shpërndarja e ndihmave?

Po kryhet në gjithë Shqipëri dhe nga kjo përpjekje, nuk është vetëm e ministrisë së mbrojtjes, por që bëhen bashkë të gjitha Institucionet, edhe shëndetësisë, edhe shërbimeve sociale, edhe të gjitha Bashkitë, të koordinuar që nga qendra deri në grupet e zbatimit të ndodhen prapë dhe të kujdesemi për çdo familje në nevojë, për ata me asistencë ekonomike, por edhe ata pensionistë që janë kategoria më e rrezikuar, jo vetë më ushqime por ilaçe, pensionin. 600 mijë të familjeve në nevojë.

Ushtarak të prekur me koronavirus?

Nuk kemi asnjë ushtarak të prekur me koronavirus, i kemi marrë masat për ata që kanë udhëtuar para se të bllokohet. Në kontakt të vazhdueshëm me ata që janë jashtë Shqipëri dhe të gjitha janë mirë dhe familjet e tyre.

Ndihma nga anëtarët e NATO-s?

Kam pasur disa komunikime, me Turqinë kemi një raport vërtetë special dhe jemi shumë mirënjohës për ndihmën e tyre bujare dhe kanë hapur një korridor jeshil për transportin e këtu materiale, duke qenë se pandemia ka mbyluur rrugët. Me Turqinë FA kanë edhe një grant disa mln euro të shtrirë ndër vite, që po bën të mundur ardhjen e disa partive të para të nevojave që kemi dhe shumë shpejt do të vijë 6 ambulanca. Ka një mekanizëm të saj NATO, nuk është se ka stok të pajiske mjekësore, por një marrëdhënie dy palëshe në bazë të kërkesës dhe nevojës, gjithsesi tenton të jap ndihëm e tyre.

Mesazh për qytetarët?

E rëndësishme t’i repsektojmë këto masa, për veten tonë, familjen se ata që mund të vuajnë pasojat fatale janë ata më të dobtit, dhe besojmë se sa më shpejt t’i marrim këto masa do i rikthehemi në normalitet vendit. Për ta bërë punën tonë pak më të lehtë dhe të veçanërisht të bluzave të bardha duhet të rrinë në shtëpi.

6 komente në “Xhaçka: 5200 efektivë të FA në terren, u kemi kërkuar ndihmë për pajisje mjekësore vendeve anëtare të NATO-s”

  1. ZIGURI says:

    Hw pra se bwtw festw kur hytw nw NATO
    KU WSHTW FESTA DHE NATO!??!

  2. ZIGURII says:

    Hw pra se bwtw festw kur hytw nw NATO
    KU WSHTW FESTA DHE NATO!??!

  3. leshi says:

    Ku ka humbur nato muti!!
    hajde pra na ndihmo

  4. leshi says:

    Ku ka humbur nato muti!!!!
    hajde pra na ndihmo

  5. Emigranti Athine says:

    E shikon Turqia,o zoti Janullas.Ndihma kudo dhe jo llafe.

  6. Kuq e zi says:

    Kujt ja ke kerkuar zonje spanjes italise apo frances apo greqise qe sekuestroi maskat ne kufi
    Mund te mashtroni nje antar partie por te tjeret ehe
    Ska ndihma midis vendeve te be ju thoni nato
    “Puna e bardhe per dite te zeze” thote populli tani po shihet puna juaj qe e trupetuat per 7 vjet kurse ju po therrisini ndihme majtas e djathtas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje