Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, drejtuar nga Andi Lila, mbështet plotësisht kërkesën e FSHF-së për ndihmë drejtuar qeverisë.
Me anë të një komunikate zyrtare, SFPSH kërkon që edhe Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë dhe futbolli i femrave, të përfshihen si subjekte që do të përfitojnë kompensime.
“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, mbështet plotësisht kërkesën e bërë nga ana e FSHF-së dhe Ligës Profesioniste të Futbollit, drejtuar zotit Kryeministër dhe Këshillit të Ministrave, që: ‘Të përfshihen futbollistët dhe stafet e ekipeve të Superligës Shqiptare në listën e subjekteve që do të kompensohen nga dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19’.
Gjithashtu, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë, kërkon që në kategoritë përfituese të përfshihen edhe futbollistët dhe stafet e ekipeve të Kategorisë së Parë, së Dytë dhe futbollistet femra, që kanë kontratë të rregullt punësimi në një Klub Futbolli Shqiptar, që merr pjesë në kampionatin e organizuar nga FSHF, pasi dhe kjo Kategori është goditur shumë fort nga kjo pandemi”, shkruhej në kërkesën e Sindikatës së Futbollistëve.
Mos bre, foli dhe kavajsi, servili i A. Dukes!
Po ca sindikarist esht ky. Ky esht 1 lepirs bythe asgje me shum.
Nuk ngopen hienat mafioze. Te pa cipe. Fshati digjet kurvat duan te krihen.
Mos na çani trapin o hajdut