“Nëse nuk vrapon është shumë e vështirë”, Gega: Ja çfarë duhet të ndodhë me kampionatin

30 Mars 2020, 19:34Sport TEMA

Skënder Gega disa javë më parë firmosi me ekipin e tij të ri në Jordani, Al Faisaly. Për momentin futbolli ashtu si në të gjithë botën është ndalur edhe në Jordani për shkak të coronavirusit. Gega është rikthyer në shtëpinë e tij në Amerikë derisa situatë të normalizohet. Në një prononcim për “ABC News”, ish-trajneri i Partizanit u shpreh:

“Situata është e vështirë pasi nurmi po rritet shumë shpejt. Nuk mund ta imagjinosh këtë situatë, qendrova disa ditë në Shqipëri e më pas në Jordani kishte njerëz që nuk mbanin maska. Jetesa ishte normale, por brenda 24 orëve u bllokuar gjithçka dhe atje po rritet nurmi i të infektuarëve.

Mesazhu juaj? “Unë mendoj se shqiptarët e duam jetën, por duhet të respektojmë edhe ligjet. Gjërat vijnë dhe dalin gjatë rrugës dhe mesazhi im është që të ruajnë vetën dhe të tjerët. Vetëm kështu mua ta kalojmë këtë gjë pasi nuk e dimë sa do të zgjasi kjo situatë”.

Me ekipin tim jam munduar të flas me 2-3 persona që merren më skuadrën, por është e vëshirë. Kushtet nuk janë të duhura të punosh në shtëpi, nëse nuk vrapon është shumë e vështirë. Unë do të sugjeroja palestrat, nëse klubet në Shqipëri të lidhen me këto palestra që t’i marrim me qera pistat e vrapimit pasi është shumë e domosdoshme për futbollistët”, u shpreh Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje