A mund të ndihmohet një futboll i trukuar?

1 Prill 2020, 17:35Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Kryeministri Edi Rama, i dha sot një përgjigje të prerë, tre individëve nga futbolli shqiptar, të cilët kanë kërkuar që të përfshihen në paketën e ndihmës ekonomike të qeverisë shqiptare, për të përballuar situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Treshja që kërkon para nga qeveria, kryesohet nga presidenti i FSHF-së Armand Duka, i ndjekur nga miku i tij Ardjan Takaj, dhe nga Andi Lila, të cilit i ka besuar drejtimin e Sindikatës së Futbollistëve, duke e bërë “kryetar” dhe siç e ka e shprehur vetë, është gjithmonë pro vendimeve dhe nismave që merr FSHF-ja.

Normalisht, nëse në Shqipëri ne do të kishim një futboll që do të ishte brenda rregullave të “fair playt”, mund të pretendohej të kërkohej një ndihmë nga ana shtetit.

Po si mund tu japësh lekët e taksa paguesve shqiptar, presidentëve të futbollit këtu?

Në gjithë Europën, klubet janë mbledhur për të diskutuar opsionet më të mira për t’ia hedhur sa më lehtë kësaj situate.

Klubet spanjolle dhe italiane kanë vendosur të shkurtojë pagat e lojtarëve. E njëjta gjë, edhe me disa klube gjermane që kanë arritur marrëveshjet me futbollistët e tyre.

Shumë trajnerë dhe lojtarë kanë dhuruar milona euro, në ndihmë të sistemin shëndetsor, pasi primare në këto momente është fitimi i luftës me koronavirusin, pastaj futbolli.

Është çmenduri të krahasosh këto klube dhe pagat e atyre lojtarëve, me këtu tek ne.

Por, si ka mundësi që këtu nuk është zhvilluar qoftë edhe një mbledhje mes presidentit të FSHF-së, atyre të klubeve, dhe lojtarëve, për të diskutuar mes tyre për një zgjidhje të mundshme, por janë karantinuar nëpër vilat luksoze dhe hiqen sikur u vjen keq për futbollin dhe kanë gjetur rrugën e shkurtër për të kërkuar lekë nga shteti.

Përgjigja është e thjeshtë. Sepse këtu, Armand Duka që ankohet se FSHF-ja nuk ka buxhet të mjaftueshëm, vjen nga fakti se ai e ka kthyer atë Institucion në një biznes personal, ku më shumë është pasuruar vetë, se sa ka ndihmuar klubet dhe futbollistët.

Si mundet që lekët tona ti jepen Ardjan Takajt, që ka dhe ftyrë e bën ironi. Një njeri, i cili është presidenti simbol i trukimeve në Shqipëri dhe Europë, dhe jo nga ne, por nga UEFA.

A i besohet këtij presidenti se i dhimbsen vërtet lojtarët dhe futbolli, ndërkohë që nuk duhet të ishtë më pjesë e këtij sektori, për skandalet dhe imazhin e nxirë që i ka bërë Shqipërisë!

Pastaj, del dhe Andi Lila, që merakun më të madh ka se mos i shajnë “mbretin”, se sa t’i qëndrojë pranë futbollistëve.

Sepse se sa i dhimbsej “mbretit” të Lilës, shëndeti i lojtarëve, e vum re kur zgërdhihej në emision, teksa deklaronte se ne kemi kaluar shumë gripra dhe nuk na gjen gjë, ndaj duhej që futbolli të luhej. Lëre pastaj kur u sugjeronte klubeve se futbolli mund të luhej dhe pa kontakt, duke na bërë qesharak dhe në sytë e mediave europiane.

Edi Rama me të drejtë tha sot se
“Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone”.

Ky është një fakt i rëndë dhe për shtetin që duhet ta hetojë këtë evazion fiskal, siç janë dhe sigurimet shoqërore që këtu shumicës së lojtarëve as që ju paguhet.

Dhe për këtë qeveria ka përgjegjsinë e saj, por faji më i madh është dhe i vetë futbollistëve të cilët e pranojnë këtë shkelje ligji duke mos e ngritur zërin për të drejtën e tyre, dhe tashmë ligji iu është kthyer në boumerang.

Ndaj, nëse këtyre u dhimbsen vërtet lojtarët, e kanë shumë të thjeshtë që të jua zgjidhin hallin për këto muaj.

Le të nxjerrin nga xhepi milionat që kanë fituar nga trukimet dhe abuzimet dhe ti ndihmojnë në këto muaj të vështirë. Kanë dhe shansin të kujtohen të paktën njëherë për një nismë të mirë. Shpëtojnë dhe Andi Lilën dhe e lënë të qetë në karantinë, që të mos “ankohet” më!

Se këtu, më këtë drejtues Federate, sporti ka qenë dhe do jetë gjithnjë i falimentuar. Shikoni, numrin e spektatoreve në stadiume që sa vjen e pakësohet, shikoni të ardhurat e klubeve, shikoni se ku ndodhen ekipet më me traditë, për ta kuptuar se si e ka shkatërruar futbollin.

Dhe kjo, nga ky presidentet, që ka 20 vjet që e fiton atë post veç me manipulime.

20 komente në “A mund të ndihmohet një futboll i trukuar?”

  1. Fshf mafia says:

    Asnje lek per mafiozet e futbollit,,, bravo per shkrimin

  2. analisti says:

    Po ç’të satëme ke me Skënderbeun dhe Takajn ti mor plerë?!More i sëmurë psikik që zjen nga urrejtja patologjike për sukseset e të tjerëve nga dështimet spektakolare të Partizanit?!
    Po atë partizanin tënd si e di ti mor psikopat,klubin më të ndershëm të botës?
    Po kur të fitojë pafajsinë Skënderbeu nga një dënim i pa faktuar por i mbështetur në racizëm dhe në ca si puna jote,ku do ta futësh kokën?
    Yyyy gjidi sojsëz e bir sojsëzi!.
    Më vjen keq vetëm për Meron nëse ke ndonjë lidhje dhe të boton çdo perversitet që shkruan.

    1. Linza says:

      Ti je ballist, te paret e tu vidhnin qymezet e pulave, kur partizanet luftonin dhe jepnin jeten per çlirimin e atdheut. Keshtu kur permend partizanin laje ate goje me desinfektant se e ke me korona virus.
      Ti japish leke ardian takajt nga taksat tona eshte si ti japesh al kapones.
      Dhe turp te kesh per fjalorin rrugaç qe perdor ne gazete.

    2. korcari says:

      Ka ate qe paguhet nga keta,nuk do shume ment.Kja raca e ketyre[te ashtuquajtur gazetar]jane si ata krimbat e gjizes,prandaj shkojne sa andej edhe ketej kur ndrohen pushtetet.C’lidhje ka vellai i kryeministrit me nje skuader futbolli!ka lidhje edhe ky benjamini i meros,qe 16 vjet ishte me saliun,edhe tani eshte me ramen.Te pershendes per ate qe ke shkruajtur.

  3. Klimax says:

    Prokurori nuk ka ky vend? Flitet per Federaten Shqiptare te Futbollit, per nje institucion shteteror dhe jo per ndonje firme private. Ministria e Arsimit, Rinise dhe Sportit nuk eshte pergjegjese per kete institucion? Ne qoftese ka trukime, korrupsion e veprimtari mafioze, kete gje e pranon edhe kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij, atehere perse nuk e mbyllni barangen dhe ti dergoni para drejtesise pergjegjesit?

  4. Partizoni says:

    Tju japesh lek juve qe te talleni me ne Duke masakruar cdo ndeshje.Me mire pa futboll ne shqiperi se me kete lloj teatri.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ka shume vite, qe koronavirusi ka rene, ne stadiumet tona te futbollit.
    Kumarxhinjte dhe te koruptuarit,drejtojne futbollin shqiptar !
    Postkorona do te vij,shteti i ka te gjitha mekanizmat,per te bere katarsin ne drejtuesit e futbollit. Po te kene mbetur per asistenc,ajd t’ja u japim.
    Do mbledhim ushqime per Duka.com !
    Por kujdes se do t’ju dalin nga hundet !

  6. Eduard says:

    o “analis”t skenderbeu nuk del pa lagur nga historia e trukimeve Skenderbeu ka trukuar dhe ndeshje te kampionatit shqiptar dhe duhet ti hiqen titujt. Mos duhet qeveria te mbaj me pare nje halabak si Takaj?

  7. Astrit says:

    Jo dhe vetem jo

  8. Tani says:

    Po cfare ndihme duan keta e kan pyetur veten sa paguhen ne raport me nje punetor qe mban familjen me pune fizike.Pune e madhe se nuk moren nje muaj apo 2 muaj rrogen se paguhen me nga 5000 wuro ne muaj.Keta jane njelloj si gazetaret kerkojne nga shteti .Aq me shume qe me kete nivel futbolli dhe me trukimet qe bejne duhet ta mbyllin gojen dhe jo te kerkojne para nga shteti

  9. Duka krimit says:

    Je gjigand fatjon, nuk i heq asnje germe,,, kta kriminela nuk meritojne asnje lek

  10. mik says:

    Nuk e kuptoj, ne kete situate qe jemi sot, kush ka prioritet ketu, futbolli apo mijera familje Shqiptare qe nuk kan ç’te hane mjes, drek, darke ? A do mendoje njeri per kete popull ketu, apo si gjithmone . . . . leshin ?

  11. Baton DR says:

    Edhe Juventusi të kishte qen: 0 LEKË!
    Sa kafshë duhet me qen me kuptu që ska lekë njëher ….as për bukën e gojës ….jo me lujt bixhoz Takaj me Dukën

  12. On says:

    Te iken rrogat e administrates 30% . Shteti kursen 15 milion euro…pervec shendetesise e policise

  13. Lan Xhabija says:

    Të lumtë dora, e mëndja, litëll Baze.
    Shumë i saktë e preçiz në llogjikë e konkluzione.
    Më vjen mirë, që, edhe brezi i dytë Baze, vijon në rrugën e të parit të vet.
    ???
    Me konsideratë.

  14. teti deputeti says:

    Problemi i madh i ketij vendi qendron ne faktin se jane shtuar shume analistet dhe njerezit qe marrin hapesire publike.

    1. Presidenti Duka ka 20 vjet qe fiton me manipulime ? kush e percaktoi kete ? Fatjoni !!!!! si, kur, qysh ?!?!? Besoni se UEFA do te afronte ne gjirin e saj nje manipulues ? apo e bleu edhe UEFA-n ?!?! mbase e verteton edhe kete Fatjoni.
    2. Presidentet e klubeve, kane biznes. Ne rast se biznesi i tyre eshte prekur si rrjedhoje e situates pandemike, nuk mendoni se shteti duhet te nderhyje per pagesat sipas kushteve te percaktuara nga vete ky i fundit ? Futbolli nuk eshte vetem Skenderbeu por edhe Kopliku, Kavaja, Laci etj etj

    Situata eshte e veshtire, shume e veshtire dhe uroj qe te gjithe tja dalim me sa me pak pasoja. ne rradhe te pare te shpetoje jeta dhe me pas edhe ekonomia.

    Te flasesh eshte kollaj, te besh eshte e veshtire.

    1. Drejtesi says:

      Duka do te vertetoj bashk me drejtiesit e tjere te FSHF dhe te Skenderbeut qe ishte ekipi KUKULL i federates per lojrat e saja me regji te Dukes , do vertetoj VETINGU I PASURISE.

  15. vjeshta says:

    Jo! Se ndryshe i japim mundësi të vjedhë lekët e fukarenjve atij plehut, Duka!

  16. muci-muci says:

    po cfare nuk eshte e trukuar ne kete vend…

  17. mond says:

    Z Fatjon vazhdon avazin e Mukes, qe te jesh i besueshem duhet te ndryshosh gjuhen, nuk mund te flitet me kete gjuhe si te “opozites” karshi qeverise qe sheh vetem te zeza, per presidentet e klubeve te futbollit.Inatin me Skenderbeun mund ta mbash sa te duash, por nuk ke te drejte te besh prokururin dhe gjykatesin, dhe na merr dhe shembull UEFA-n. Nuk mund te neperkembesh me ironite dhe epitetet qe vendos nje tifozeri te tere te nje qyteti dhe gjithe Shqiperise.Per punen e ndihmave cdo mendje normale e kupton se futbollit mund ti vije radha i fundit per te perfituar, por gjuha juaj eshte e papranueshme.Lavdia e Skenderbeut do mbetet e gdhendur ne zemrat e gjithe futbolldashesve te vendit tone, sa me shume kalon koha dhe asnje ekip nuk i afrohet dot, dhe sa me shume e urreni ju!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje