Koronavirus, “plani Marshall” i Fifa-s: Ndihmë financiare futbollit

31 Mars 2020, 19:21Sport TEMA

Në kohën kur emergjenca koronavirus ka shpërthyer në gjithë botën, Fifa nxiton të ndihmojë botën e futbollit. Sipas asaj që bën të ditur një zëdhënës i qeverisë botërore të futbollit, konfederata ndërkombëtare ka gati për veprim një lloj plani Marshall për të ndihmuar klubet të përballojnë ekonomikisht ndalësën e të gjithë kompeticioneve.

“Konfirmojmë se Fifa po punon për mundësinë për të furnizuar asistencë për komunitetin e futbollit të të gjithë botës- ka nënvizuar Fifa – pasi kanë bërë një vlerësim global të impaktit financiar që kjo pandemi do të ketë mbi futbollin”.

Në arkat e Fifa-s, sipas bilancit të fundit, janë gati miliona euro për tu përdorur për emergjencën.

Për momentin nuk janë bërë ende të ditur detajet e planit, por shumë shpejt do të mësohet më shumë.

Pasi ka analizuar situatën, Fifa duket se ka vendosur të dëgjojë apelin që në botën e futbollit vjen në shumë anë. Si nga klubet, ashtu dhe nga lojtarët. Në ditët e kaluara, në një artikull të Neë York Times ishte folur për një fond special për emergjencën prej qindra milionë dollarë.

E pikërisht kjo mund të jetë zgjedhja e drejtuesve të futbollit botëror për të ndihmuar konkretisht shoqëritë të përballojnë problemet financiare të lidhura me mungesën e të ardhurave për shkak të të drejtave televizive, atyre nga biletat apo sponsorizimet. Edhe Fifa po lëviz kundër emergjencës koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje