Tare: Sezoni duhet të përfundojë edhe për respekt të të vdekurve

31 Mars 2020, 12:36Sport TEMA

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon Italia, ka theksuar rëndësinë që sezoni sportive të shkojë deri në fund.

“Është ende herët për të folur, por numri i të prekurve po bie ndjeshëm. Unë dua që sezoni të shkojë deri në fund, edhe në respekt të atyre që humbën jetën, por edhe të të gjithë tifozëve italianë.

Jam tërësisht kundër anulimit të sezonit, pasi kështu do të rrezikohej kolapsi i sistemit të futbollit, duke qenë se shumë klube përballojnë shpenzimet në bazë të të ardhurave nga e drejta televizive”, deklaroi Tare.

Më pas Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve, duke zbuluar se të gjithë mezi presin t’i rikthehen normalitetit dhe të rinisin stërvitjet e më pas ndeshjet e rëndësishme.

“Është një situatë nga e cila duam të gjithë të dalim sa më shpejt dhe t’i rikthehemi normalitetit.

Lojtarët mezi presin të rinisin stërvitjen, ndonëse do t’ju duhet të gjejnë formën më të mirë brenda një kohe te shkurtër”, u shpreh drejtuesi lacial.

1 komente në “Tare: Sezoni duhet të përfundojë edhe për respekt të të vdekurve”

  1. Realisti says:

    Tare respekte per per punen e bere por nuk ka te vdekur qe te kete thene para se te vdiste amanrt futbollin. Shterngoni rrypat deri sa kjo flame te mvaroje dhe me pas fubolli do vazhdoje prape. Mbaji kembet ne toke vella.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje