De Biazi i lumtur për ndihmën: Shqipëria ka zemër të madhe!

30 Mars 2020, 20:04Sport TEMA
De Biazi i lumtur për ndihmën: Shqipëria ka zemër të

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares kuqezi, është shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me me ekipin tonë përfaqësues, mori edhe pasaportën shqiptare, duke u shndërruar edhe zyrtarisht në “njërin prej nesh”.

Arkitekti i kualifikimit historik për në Euro 2016, flet për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka.

U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë.

Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë.

Është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”, thotë De Biazi.

3 komente në “De Biazi i lumtur për ndihmën: Shqipëria ka zemër të madhe!”

  1. q says:

    shqipria sju jep pronat. shtetasve te vet, po na dali si benjamine te italianise nashti.

  2. Baton DR says:

    Po ti mër mjeshtër ça do me bo me pronën…do ta marrëah me vete në spital larg qoft?

  3. RKS says:

    Italia gjithmone i ka ndihmuar SHQIPTART.
    Italianet dhe Shqiptart jane popujt qe kurr nuk kane pase mosmarreveshje ndermjet vehte.
    Italia ndihmoi Shqiperine ne vitet 1925-1939.
    Italia e mori Shqiperine ne protektorat ne vitin 1939-1943, sepse ekzistonte rreziku qe Jugoslavia dhe Greqia te e okupojne Shqipnine permes Nacional Socializmit Gjerman…dhe te e ndajne ne keto shtete.
    Gjat protektoratit e tere struktura shtetrore nuk poesoi ndryshime.perveq ministrise se puneve te jashtme qe ishte pergjegjesi e Italise.
    Ne kete Kohe Shqiperise iu kthye Kosova e cila e shijoi lirine heren e pare pas 550 viteve, dhe duke i falenderuar Italise SHQIPTART e Kosoves u rilinden permes Ernest Koliqit Ministrit te Arsimit.
    Italia ndihmoi ne vitet 1990-1997 duke punesuar 400 mije Shqiptar.
    Italia ndihmoi ne vitin 1997 me USHTRINE ITALIANE duke garantuar KUFIJT e SHQIPERISE qe rrezikoheshim nga hordhite Greke.
    Italia mori pjese ne qlirimin e Kosoves ne vitin 1999.
    Ushtria dhe Gjandarmeria Italiane jane ne Kosove prej vitit 1999 deri sot dhe jane se bashku me USA dhe UK duke e ruajtur Kosoven prej barbareve RusoSerb.
    Pra Shqiperi te lumte qe ne keto moment i dergove mjeket ne ndihme te kombit Italian qe po kalon kohera te renda.
    Bravo EDI RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje