Edi Rama intervistë për gazetën italiane: E dashur Itali, nuk do të jesh vetëm

31 Mars 2020, 10:33Sport TEMA
Edi Rama intervistë për gazetën italiane: E dashur Itali, nuk do

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Gazzetta dello Sport”

Rama për gazetën sportive ka dhënë intervistën ku si spunto padyshim është dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të përballuar emergjencës e koronavirusit.

Ndër të tjera për “La Gazzetta dello Sport” Rama është shprehur: “E dashur Itali, nuk do të jesh vetëm. Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan).

Edhe një nga gazetat më të mëdha italiane, “Tuttosport” është hapur me foton e kryeministrit të vendit, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë duke prekur edhe Juventusin, skuadrën e tij të zemrës.

ITALIA MIRËNJOHËSE NDAJ JUSH- Unë e pranoj me nder dhe përulësi, por me sinqeritet të plotë duhet t’ju them se ne, shqiptarët, jemi ndier pjesë e Italisë që nga kohërat e vjetra. Ky gjest nuk është thjesht solidaritet mes popujve, por familjaritet, nëse mund ta përcaktoj kështu, midis dy fqinjëve, të cilët jetojnë në të njëjtin oborr.

E SHKUARA SI SPORTIST- Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Menegin. Sporti më mësoi shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonë ndiqja skuadrat dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirësuar veten. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, si Hoze Murinjo dhe klasi i tij autentik.

TIFOZ I JUVENTUSIT- Kam mësuar shumë nga Juventusi, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme, ka qenë një shkollë për mua, se si të bëj një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre, që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore.

SHKURTIME PAGASH TE JUVENTUSI- Kjo është forca e asaj fryme, për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli. Në këto ditë nuk jam dëgjuar me presidentin Andrea Anjeli. Jemi takuar një herë, por nuk e njohim njëri-tjetrin. Është një gjë e shkëlqyeshme, sepse të jetosh me mitin e Avokatit është me të vërtetë një ndërmarrje e madhe, që kërkon vizion të shkëlqyeshëm dhe bindje të jashtëzakonshme. I heq kapalen!

TAKIMI ME RONALDON DHE BUFON- Në Romë takova Bufon dhe Kristiano Ronaldon. Burra me një zemër të madhe, falë kujtesës gjithmonë shumë të fortë për të kaluarën e tyre, kur ishin askushi. Lojtari im i preferuar ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Dino Xof. Qeveria ime do të donte Kielinin për Ministër të Brendshëm dhe Bonuçin për Ministër Mbrojtje.

5 komente në “Edi Rama intervistë për gazetën italiane: E dashur Itali, nuk do të jesh vetëm”

  1. Asd says:

    Ky vdes per reflektor. Por eshte turp qe po veteperdoremi gratis (nuk na e ka kerkuar askush) ne nje “lufte” me colpi bassi midis interesave europiane dhe italiane. E thene troc, italia ka kerkuar para nga eu per te perballuar situaten ne kater muajt qe vijne, nderkohe qe europa pretendon “nervi saldi” dhe kontroll mbi parate pasi nuk dihet sa e rende do te vazhdoje te jete situata. Pra italianet jane trembur nga e tanishmja ndersa eu eshte e trembur nga e ardhmja pas-covid19. Dhe…ja ku vjen ne kete skene “aktori yne”, “showmani” yne me trumpete e famfara te “shpetoje” Italine. Ky ” ali baba” qe ropi vendin e tij me gjithe skemat e mundshme PPP dhe debite te fshehura publike, ja ku vjen ti “rrembeje skenen” europes. Po e duartrokasin disa, por jo te gjithe. Italise i erdhi per shtat ky veprim sepse cfare beri edi rama ua lehtesoi atyre fjalet fyese per Europen, u erdhi papritur nje aleat ne kete beteje “te kujdesshme” te tyre ku ata luftojne me gjilpera, dhe ja ku u erdhi ne ndihme “shpata” e budallait qe pret e vret me shume se gjithe “kunjat” lart e poshte ne tv italiane “europa nuk na do” , “europa nuk eshte humane”. Ja ku erdhi dordoleci albanez, me i “zgjuari nder te paret” i cili u ilustroi me shembullin e tij se europa qenka “autokratike” dhe e “pameshirshme”. Dordoleci premtoi qe ashtu si do juven dhe sanremon, do edhe italine dhe madje nuk “do ta lere vetem”. E kujt ia thote ? Italianeve. Atyre qe kane politiken e jashtme me te zgjuar ne bote. Asnje ne bite nuk administron politiken e jashtme si ata. Ata po e duartrokasin dordolecin se ai nuk do ti lere vetem. Pika don kishotit. Personalisht dyshoj qe ky fakt u nxit nga Di maio ne bisede e siper me ramen, por edhe sikur ta kete bere vete akoma me keq. Keni pare te duartrokase Macron, Merkel, Von der Leyer, apo te tjere te europes? Ah.. po … ka duartrokitur Sharone.

  2. Bela says:

    Po populli yt e delirant

  3. Bela says:

    Po populli yt e delirant
    na mbytën llafebukurit

  4. ben says:

    Po i bejme shume reklame nje veprimi te thjeshte. Me mire te ndalojme se botuari artikuj te tjere si keto se lame nam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje