Memushaj i shqetësuar: Vëllai mund të jetë me koronavirus!

1 Prill 2020, 20:31Sport TEMA

Epidemia që ka pushtuar botën (Covid-19) ka frenuar çdo aktivetet, mes tyre edhe futbollin, duke bllokuar lojtarët në izolim dhe disa në karantinë. Mes lojtarëve që luajnë jashtë ka edhe shumë shqiptarë dhe sidomos në Itali, aty ku edhe ka shpërthyer gjithçka, kur koronavirusi erdhi nga vatra kineze.

“Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi dhe është gjë e vështirë. Nuk rrihet në shtëpi. Sa hap televizorin dhe sheh lajmet degjon vetëm për njerëz dhe të vdekur dhe të infektuar, prandaj bëhen akoma më të vështira këto ditë”.

“Çdo ditë këtu ngjan sikur do të jetë pak më mirë, por është akoma më keq gjendja. Tani sikur po përmirësohet pak sepse po ulet numri njerëzve që shkojnë në spitale. Por besoj se do zgjasë akoma si situatë, besoj se akoma një muaj do zgjasë.

“Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera”.

Sa i përket dëshirës për të ardhur në Shqipëri dhe mbyllur karrierën, Memushaj tha me batutë se:

“do të kisha dëshirë ta mbyllja karrierën në Vlorë. E vetmja gjë është, nëse më lë akoma trupi se kur arrin në një moshë të caktuar fillojnë edhe problemet”.

1 komente në “Memushaj i shqetësuar: Vëllai mund të jetë me koronavirus!”

  1. Flamurtari says:

    Memushaj do ishe hero nqs do vije ne Vlore dhe te beheshe drejtor klubi ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje