Adminstratori i “Abi Bank” Andi Ballta, ka dhënë një intervistë për programi “Top Talk” të transmetuar në televizionin “Top Channel” ku ka folur lidhur me gjendjen financiare të vendit pas prekjes nga virusi “Covid-19”.
Ai shprehet se për të gjithë sistemin bankar dhe shoqërinë, është shumë e rëndësishme pozicionimi i vendit dhe ekonomisë afatgjatë.
“Ka pak rëndësi se si do të ishte situata në një situatë gripi sot je me 37, nesër me 38, e me radhë.
E rëndësishme është si do të jesh pas një muaji, pas një viti, e me radhë.
Mendimi jonë bazuar në të dhëna qoftë para 100 vjetësh, qoftë para 500 vjetësh, qoftë para disa muajsh, është që ekonomia e Shqipërisë ka të gjitha mundësitë që ta kalojë këtë situatë shumë mirë.
Dhe pas disa muajsh unë mendoj se e gjithë kjo do të duket si një ëndërr e keqe dhe vendi do të kthehet me shumë forcë ku ishte përpara që ishte një rritje shumë pozitive e ekonomisë”, tha ndër të tjera Andi Ballta i cili gjithashtu ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar në SHBA dhe Evropë.
Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë të tij: