Vdekjet nga Covid-19 në Britani u katërfishuan brenda një jave

2 Prill 2020, 21:04Bota TEMA

Në Britaninë e Madhe, në 24 orët e fundit u regjistruan 569 vdekje të tjera, ndërsa numri i viktimave është katërfishuar në gjashtë ditë, duke shkuar në 2921.

Kjo është dita më e keqe sa i përket viktimave në ishull, që nga nisja e pandemisë, ndërkohë që është dita e tretë radhazi që numri i viktimave vazhdon të rritet.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit u regjistruan 4244 persona me COVID-19, duke e çuar numrin total në 33718.

Megjithatë duhet thënë se zyrtarët nuk kanë të dhëna në lidhje me numrin real të të infektuarve.

Por specialistët duke krahasuar shifrat e të infektuarve besojnë se karantinimi i popullsisë ka dhënë efektin e vet.

Sipas shkencëtarëve, nëse nuk do të ishin marrë të tilla masa drastike, numri i viktimave në vend mund të kishte shkuar deri në 500 mijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje