Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka përfunduar konsultat me partitë politike sa i përket ndërmarrjes së veprimeve pas rrëzimit të Qeverisë.
Menjëherë pas përfundimit të këtyre takimeve, presidenti Thaçi i është drejtuar me dy letra kryeministrit në detyrë njëherësh liderit të LVV-së, Albin Kurti ku i ka kërkuar që të propozojë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.
Lidhur me këtë kërkesë të presidentit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i përgjigjet presidentit Thaçi në “një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi”.
Sa i përket kësaj çështje, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Telegrafin, se presidenti Hashim Thaçi sipas Kushtetutës nuk ka të drejtë t’ia kërkojë një partie tjetër mandatarin për formimin e Qeverisë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë t’i drejtohet ndonjë partie tjetër politike për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë. Si Kushtetuta ashtu edhe praktika e kësaj gjykate qëndrojnë të heshtura lidhur me afatin për propozimin e mandatarit nga partia fituese”, ka thënë Miftaraj.
Miftaraj ka shtuar se në rast se Lëvizja Vetëvendosje zgjat heshtjen sa i përket propozimit të mandatarit, atëherë presidenti mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim.
“Përjashtimisht, nëse kjo heshtje e VV mund të zgjatet, Presidenti mundet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me këtë situatë. Pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti nuk mund të procedoj tutje me partitë tjera që përfaqësohen në Kuvend”, u shpreh Mifataraj.
Politologu Ramush Tahiri ka thënë për Telegrafin se veprimet e presidentit Hashim Thaçi do të jenë varësisht nga përgjigja që do t’i kthejë kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Nëse Kurti e dërgon emrin atëherë procedohet, presidenti e dekreton atë emër dhe ai pastaj ka 15 ditë afat që të dalë me kabinetin qeveritar në Kuvend. Nëse nuk e dorëzon emrin e mandatarit për shkak se është kohë e pandemisë atëherë presidenti ia jep mandatin një partie tjetër”, ka thënë Tahiri.
Politologu përmendi edhe një mundësi tjetër, duke thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti mund t’i drejtohet vetë përmes një letre Kuvendit të Kosovës dhe të kërkoj shpërndarjen e tij ose të kërkojë zgjatje të mandatit.
“Kryeministri ka kërkuar me u mbajt zgjedhjet dhe mundet me iu drejtu me një letër Kuvendit ose me kërkua prolongim ose shtyrje të mandatit të vet deri të kalon kriza e pandemisë ose me i kërku që në këto kushte që jemi Kuvendi duhet me u vetë shpërnda në mënyrë që me hy në zgjedhje. Për momentin lëvizja është tek kryeministri. Ai e ka marrë një letër nga presidenti dhe duhet t’i kthejë një përgjigje. Përgjigje është edhe mos kthimi i përgjigjes”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka theksuar se presidenti nuk e ka afat të caktuar se sa duhet të presë për përgjigje që pastaj me iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se mbetet të shihet se cili do të jetë veprimi i Kurtit në këtë rast dhe të shohim se si do të sillet kur ta merrë vendimin, a do ta ketë përballë interesin e qeverisë apo vetëm të VV-së si parti politike.
Pas votimit të mocionit të mosbesimit, më 25 mars, nga ana e shumicës së deputetëve të Kuvendit, Kosova po qeveriset nga një qeveri në detyrë.
Mocioni i mosbesimit ndaj të Qeverisë Kurti ishte iniciuar nga partia partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare. /Telegrafi/
E sigurt që Kurti zdo japi përgjigje dhe se don ta çojë vendin në zgjedhje. Partia mbi të gjitha, varja Kombit dhe Popullit.?
KRTI KA PRERJE HEROI
EDHE TE VDESE NUK DO TE VDESE SI BYTHELWPIRES
Te meresh me Albinin eshte sikur te meresh me Saliun,kane te njejten sjellje,uroj qe shqiptaret e Kosoves te clirohen shpejte prej tij,se neve ne Shqiperi Saliu na solli shume deme,minimalisht na ka cuar 10 vite mbas.
Saliu dhe Albini nuk kane moral,ata mundohen te gjejne artifice ligjore per te realizuar synimet e tyre,jane shume te djallezuar,kujdes!
Asnje nuk ka pergjigje se cdo beje Albini. Albinit nuk i kane arrdhur akoma udhezimet. Ceshtja ka ngelur tek konsultimet e Vuciqit me Putinin. Putini ka qene i zene me koronavirusin, ndersa Vuciq ka pasur ca probleme shendetesore. Plani i tyre per te rrezuar qeverine, perfshine berjen e Kosoves rrumpalle, por problemet ngecen ne vend. Vuciqi tani eshte penduar sepse ka frike qe koroavirusi nuk do ndalet ne Kosove. Kjo e ben situaten shume komplekse. Pardje Kurti morri ne telefon Salen, por Sala i tha: Mbylle gojen! Keto muhabete nuk behen ne telefon, sepse Rama na pergjon. Albini ju ankua se ai nuk mund te shkonte ne Shqiperi me urgjence, per te marre udhezime nga Kryetar Sala,se bie ne sy. Nga ana tjeter edhe Sala nuk di cti thote se edhe ai nuk ka marre udhezime.
Ne kete mish-mash, ku ka rene bota, as agjentura nuk e ka te lehte. Albinit i ka mbetur te “bej si te bej”, derisa te mbrijne udhezimet. Ai po i shtyn gjerat sa te mundet dhe ka shume sukses. Perballe vendosmerise se tij per te zbatuar udhezimet e padrinos, Gjykata Kushtetuese do e kete te veshtire. Po kundershtoi Kurtin, ai do i shpalli te gjithe ata spiune te Serbit. Mithi legjendar i Kurticit, dale si hero nga burgjet e Serbit, ka arritur majat. Shumica e shqitareve te Kosoves jane me Serbin. Ata mendojne me mire me Kurtin dhe nen Serbin se te lire dhe me Ameriken! Pasi te mbarojne pune ne Kosove dhe te lajne hesapet me spiun Thacin, do i kethehen Shqiperise. Bac Saliu mezi pret hordhite serbe.
Albin shpiuni është matrapaz që manipulon budallenjtët (e ata janë me bollëk në Kosovë).
https://insajderi.com/hulumtime/zyrtaret-e-vetevendosjes-ne-stilin-e-adem-grabovcit-prishin-konkursin-per-favore-personale/
Aq hero u tregua ,sa ia lepiu bythen Isa Mustafes per 100 dite.
Per ty BRAVO RAMA e kam….
Rrofte Stalini, Lenini e biri i tyre Albini! ?.